TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

“Kjo ishte një lëvizje kyçe drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, tha kryeministri çek Petr Fiala, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-s, ndërsa përgëzimet për të dy vendet vërshuan nga zyrtarë të lartë të bllokut.

Por cilat janë hapat e ardhshëm që  duhen ndërmarrë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë? Si bëhen anëtare vendet kandidate? Para fillimit të negociatave të anëtarësimit, vendi kandidat dhe Komisioni Evropian vendosin të ashtuquajturën “strategji e para-anëtarësimit”, e cila çon në hartimin e një kuadri negociues nga të dyja palët. Negociatat nuk mund të fillojnë punë derisa mandati të miratohet unanimisht nga vendet anëtare të bllokut.

Në këtë proces, Komisioni Europian duhet të jetë i kënaqur që vendi kandidat të plotësojë tre kushte, të ashtuquajturat kritere të Kopenhagenit. Për nisjen e bisedimeve, vendi kandidat duhet të plotësojë vetëm kriteret politike, ndërsa të tjerat mund të përmbushen gjatë fazës së negociatave. Hapi i parë përfshin një proces rigoroz shqyrtimi të legjislacionit të vendit kandidat për të parë se në çfarë mase përputhet ai me ligjet e BE-së ose me acquis communautaire.

Acquis është i ndarë në 35 kapituj negociues, të mbledhur në gjashtë grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat individualisht mund të mbyllen vetëm me bekimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Negociatat e disa kapitujve mund të zhvillohen njëkohësisht. Pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt, Komisioni rekomandon vendet kandidate për anëtarësim dhe vendi nënshkruan Traktatin e Aderimit që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”.

Traktati duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian, i cili duhet ta miratojë tekstin me shumicë absolute. Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi me ligjet e BE-së në çdo vend dhe kohëzgjatja e tyre mund të ndryshojë. Komisioni Europian e përshkruan progresin e vendeve kandidate në raportet vjetore. Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ekzekutivi i BE-së tha në vlerësimin e vitit të kaluar të dy vendet ishin ‘mesatarisht të përgatitura’ në shumicën e gjashtë grupeve dhe është parë një lloj progresi. Realisht, mbyllja e kapitujve mund të zgjasë disa vite, siç ka ndodhur me Serbinë apo Malin e Zi.

Çdo vend i BE-së mund të kundërshtojë mbylljen ose hapjen e kapitujve dhe Bullgaria i ka rezervuar vetes të drejtën për ta bërë këtë nëse protokolli dypalësh nuk zbatohet nga Maqedonia e Veriut. Më të shpejta për të negociuar pranimin ishin Austria, Finlanda dhe Suedia, në pak më pak se dy vjet, ndërsa Kroacisë iu deshën pak më pak se tetë vjet nga fillimi i negociatave për t’u bërë anëtare e plotë e bllokut./TCH/

Tags: anëtarësimiBEShqiperia
ShareTweet

Postime të ngjashme

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të lënduar

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

​BE miraton fondet për raketat Patriot për Ukrainën

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën