Pas fitores ndaj Letonisë në Tiranë, Kombëtarja e Shqipërisë i ka edhe tri ndeshje deri në fund të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Të martën mbrëma, Shqipëria triumfoi 1:0 ndaj Letonisë për t’u ngjitur në pozitën e dytë të Grupit K kualifikues.
Në muajin nëntor, mbyllet cikli kualifikues dhe Shqipëria deri në fund i ka edhe 270 minuta lojë apo një ndeshje në tetor dhe dy tjera një muaj më vonë.
Me këto tri ndeshje, do të vendoset edhe fati i Kombëtares shqiptare që për herë të parë në histori kërkon kualifikimin në Botëror.
Më 11 tetor, Shqipëria luan në udhëtim me Serbinë, përpara se të përballet me Andorrën e Anglinë, më 13 dhe 16 nëntor.