TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shqipëri: Miratohen ndryshime në Kodin Zgjedhor, mundësohet votimi i diasporës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sot nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë mbrëmjen e 26 korrikut ka miratuar disa ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe për herë të parë mundësohet votimi i diasporës.

Ndryshimet u miratuan me 106 vota për, dy kundër, ndërkaq pjesa tjetër e deputetëve u larguan para votimit.

Ndryshimet parashohin që një e treta e listës së kandidatëve për deputetë të jetë e mbyllur dhe t’i lihet ekskluziviteti kryetarit të partisë, ndërkaq kandidatët e tjerë duhet të fitojnë qoftë edhe një votë më shumë për t’u zgjedhur deputetë.

Partia Socialiste (PS) në pushtet dhe Partia Demokratike (PD) në opozitë arritën pajtim edhe për kuotat gjinore dhe sipas ndryshimeve, 30 për qind e fituesve në listën preferenciale do të jenë gra.

Pajtimi mes këtyre dy partive për miratimin e këtyre ndryshimeve u arrit në Komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri prezantoi para deputetëve produktin e këtij bashkëpunimi.

“Zgjedhësi do të regjistrohet në listën e veçantë të zgjedhësve. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm që vërteton identitetin e zgjedhësit dhe adresën e qëndrimit në vendin ku jeton. Gjithçka do të realizohet në një platformë elektronike që do të ndërtohet nga KQZ-ja, që dërgon me postë materialet, udhëzuesit dhe fletët e votimit. Vota do të llogaritet në qarkun ku ka pasur vendbanimin e fundit”, tha Gjinkuri duke iu referuar mundësimit të votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Deputeti Gjinkuri hodhi poshtë akuzat e disa deputetëve të opozitës të cilët i cilësuan këto ndryshime si “pazar politik” për Sali Berishën, duke e krahasuar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të vitit 2008.

Mes deputetëve që kundërshtuan këto ndryshime ishte edhe Lulzim Basha, i cili tha se miratimi i ndryshimeve është pazar politik mes ish-kryeminstrit Berisha dhe kryeministrit socialist, Edi Rama.

Sipas tij pazari mes Berishës e Ramës nisi me amnistinë penale, më pas me vendimin e Apelit që i kaloi vulën e Partisë Demokratike Berishës dhe tani me reformën zgjedhore.

Në seancën maratonë të së premtes u miratuan 19 projektligje dhe pesë projektvendime, mes të cilëve edhe ai për prodhimin dhe tregtimin e armëve. Seanca e fundit për këtë sesion parlamentar u mbyll me dorëheqjen e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

E shtuna me reshje shiu

E mërkura me vranësira dhe me diell

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën