TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, task-forca të përbashkëta në fushën e sigurisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, task-forca të përbashkëta në fushën e sigurisë

Komisioni për Sigurinë Kombëtare mori sot në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë”.

Të ftuar për të dhënë shpjegime rreth marrëveshjes ishin Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm dhe Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë Kriminale.

Zëvendësministri Mahila, foli për qëllimin, protokollet e zbatimit, referencat ligjore të marrëveshjes etj.

Përsa i përket shkëmbimit të të dhënave Mahila, tha se autoriteti paraqitës dhe autoriteti marrës do të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar korrigjimin, fshirjen ose bllokimin e të dhënave personale, “si të përshtatshme, kur përpunimi i tyre nuk është në përputhje me dispozitat e këtij nënparagrafi, veçanërisht, kur këto të dhëna nuk janë të përshtatshme, të sakta ose kur ato janë shumë të gjera në lidhje me objektivat e përpunimit”.

Për qëllimet e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, Mahila shtoi se, autoritetet kompetente të palëve do të shkëmbejnë, do të përpunojnë dhe do të ruajnë të dhënat personale, në përputhje me legjislacionin kombëtar përkatës, duke respektuar kushtet e përcaktuara nga autoriteti dërgues dhe duke ndjekur parimet e zbatueshme për përpunimin automatik dhe joautomatik të të dhënave.

Relatorja e projektligjit për komisionin, Antoneta Dhima e vlerësoi atë si një marrëveshje shumë të rëndësishëm.

Ajo tha se qëllimi i projektligjit është krijimi i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, ndërmjet autoriteteve kompetente të palëve dhe task-forcave të tyre, për të shqyrtuar taktikat, përgatitjet dhe kohën për zgjidhjen e çështjeve që dalin gjatë bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe për të vendosur kur dhe si të ndërmerren veprime në territoret e shteteve palë, veçanërisht, duke shkëmbyer informacione për raste të veçanta bashkëpunimi.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi marrëveshjen në fjalë./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Janjiç: Qeveria e re në Serbi të përcaktojë se çfarë është dakorduar në dialog

Janjiç: Qeveria e re në Serbi të përcaktojë se çfarë është dakorduar në dialog

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

Samiti i NATO-s në Tiranë ende mes pikëpyetjeve. Politico: Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës për të luftuar dezinformimin rus.

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

​BE-ja finalizon marrëveshjen për buxhetin e vitit 2027

Irani kërcënon bazat amerikane në Evropë në rast të një sulmi të ri ndaj Teheranit

Irani kërcënon bazat amerikane në Evropë në rast të një sulmi të ri ndaj Teheranit

Shqipëria përballet sonte me Finlandën

Shqipëria përballet sonte me Finlandën

Rrahje në Gjakovë, arrestohen 7 persona

Përleshje mes të miturve në Gjilan, tre përfundojnë në pranga dhe dy në spital

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Arrestohet zyrtari komunal në Prishtinë, dyshohet se falsifikoi dokumentet për tjetërsimin e tri pronave

Zbulohen mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

Zbulohen mbetje mortore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit

Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin

Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin

Goditi me veturë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Në Kaçanik arrestohet një i mitur nën dyshimin për dhunimin e një vajze të mitur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën