TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpresë në Strasburg për Kosovën

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Shpresë në Strasburg për Kosovën

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla bashkë me stafin e saj po qëndrojnë në Strasburg për të bërë takimet e fundit me delegacionet atje në lidhje me votimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës. Sipas saj janë plotësuar të gjitha kushtet. Mirëpo pikërisht një ditë para këtij takimi të Asamblesë Parlamentare, Serbia po vazhdon fushatën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës.

16 prilli është një datë e rëndësishme për Kosovën.

Shteti më i ri në Evropë mund të ec një hap pranë anëtarësimit në Këshillin e Evropës, kur Asambleja e tij Parlamentare ta shqyrtojë një raport që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Tashmë në Strasburg të Francës është shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla bashkë me zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti dhe me Ambasadorin Lulzim Hiseni.

E një ditë para kësaj ngjarje , Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës akuzoi kryekëput Serbinë se po zhvillon “propagandë dhe fushatë” kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, që “është jashtëzakonisht e egër”.

“Shprehim bindjen tonë se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, vendimin e tyre do ta marrin jo bazuar në këtë propagandë, por bazuar në kriteret dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar Këshilli i Evropës”, ka shkruar Gërvalla.

Angazhim për 16 prillin pati edhe në Prishtinë.

Presidentja Vjosa Osmani takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Aty, shefja e shtetit ka thënë se Kosova llogaritë në përkrahjen e shtetit fqinj në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, NATO e Bashkim Evropian.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq vazhdoi tentativën për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Ka mundësi që Kosova më 10 maj ta dorëzojnë draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe për shqyrtim kushtetues në mënyrë që ata që nuk janë të sigurt për votim të mund të gjeni një arsye për të votuar “pro” sepse në atë mënyrë për të thënë se ata kanë filluar procesin”, ka thënë Vuçiq.

Me këtë qasje të shtetit serb nuk habitet profesori universitar Abit Hoxha.

“Edhe pse Vuciq ka premtu edhe është marrë vesh ashtu të themi që të mos ndërhyjë në rrugën e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare kjo nuk do të ndryshojë shumë, mirëpo çka duhet me thanë është që Kosova te këtë bë detyrën e shtëpisë, të flet me vendet të cilat herën e fundit kanë abstenua ose nuk kanë votu për Kosovën”, është shprehru analisti, Abit Hoxha.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit 2022.

E në Strasburg do të mbahet votimi dhe nëse dy të tretat e parlamentarëve kombëtarë, që përfaqësojnë 46 shtetet anëtare të organizatës, japin dritën e gjelbër, çështja do të kalojë para ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, saktësisht një muaj më vonë, dhe ata do ta marrin vendimin përfundimtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Prizren

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR-i konfirmon aftësinë e tij për të siguruar sigurinë në Kosovë

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi në ndejën e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

Biznesmeni kosovar Osman Krasniqi në ndejën e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë

15 zyrtarë korrektues të Kosovës përfundojnë me sukses trajnimin në Danimarkë

Goli i Montiel shpallet më i miri nga FIFA

Goli i Montiel shpallet më i miri nga FIFA

Donnarumma, portieri më i mirë në botë

Donnarumma, portieri më i mirë në botë

Emisioni “DITARI” 16.12.2025

Emisioni “DITARI” 16.12.2025

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Kryeministri i Polonisë: SHBA premtoi përgjigje ushtarake nëse Ukraina sulmohet pas armëpushimit

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Arrestohet i dyshuari për plagosjen në Prizren

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR-i konfirmon aftësinë e tij për të siguruar sigurinë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën