TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shpëtoi qindra hebrenjë, Tafil Boletini vend të veçantë në muzeun hebraik

Të enjten u shënua 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilës u vranë plot 6 milionë hebrenj. Por, veprimi i një kosovari nga kjo kohë, vazhdon të zë vend të veçantë në histori. Behët fjalë për nipin e Isa Boletinit, Tafilin, i cili si prefekt i Elbasanit, shpëtoi qindra hebrenj, duke i pajisur me pasaporta shqiptare.

nga Fidan Zejnullahu
8 Maj, 2025
0
A A
Shpëtoi qindra hebrenjë, Tafil Boletini vend të veçantë në muzeun hebraik

Ishte nipi i heroit, Isa Boletini.

E përgjatë jetës së tij, Tafil Boletini, mbajti disa poste të rëndësishme.

Kështu, Lufta e Dytë Botërore, Tafilin e gjeti si prefekt të Elbasanit.

Nga kjo pozitë, iu drejtua mbretërisë së atëhershme të Shqipërisë, me një kërkesë të veçantë.

Përmes saj, ai kërkoi që qindra hebrenjve t’iu lëshohen pasaportat shqiptare.

Arsyen pse e bëri këtë, për Tëvë1 e ka zbuluar vet stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi.

“Në këtë periudhë kohore, Tafil Boletini, ishte prefekt i prefekturës së Elbasanit dhe në kohën e fundit janë zbuluar edhe dokumentacionet që Tafil Boletini i shpëtoi me qindra hebrenjtë duke iu dhënë nënshtetësinë dhe pasaportat shqiptare dhe kjo iu ndihmoi jashtëzakonisht hebrenjve, duke i ndryshuar edhe emrat personal”, tregon ai për Tëvë1.

Ky veprim, bëri që shumë hebrenj t’i shpëtojnë më të keqes.

Populli Hebre të cilët ishin larguar nga Greqia dhe Bullgaria, kishin dalë në vendbanimet në Maqedoninë e Veriut, në Strugë, Gostivarë e Dibër dhe një pjesë e konsiderueshme që ishin larguar, kishin marrë drejtimin drejt Elbasanit, thotë stërnipi i Isa Boletinit

Së fundmi, u bë e ditur se restaurimi i Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren, po shkon drejt fundit.
Për këtë, një vend të veçantë në të pritet ta zë edhe Tafil Boletini.

“Edhe shteti i Republikës së Kosovës është duke ndërtuar një muzeum hebrenj, madje këto ditë është publikuar edhe në mediet tona. Një kënd do t’i kushtohet me dokumentacion dhe lista hebrenjsh të cilët u shpëtuan gjatë luftës së dytë botërore nga Tafil Boletini. E gjithë lista e hebrenjve të cilëve iu ka dhënë pasaporta, sot janë në librin “Udhëtimi”, thotë Gazmend Boletini.

Ndryshe, të enjten është shënuar 80 vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës u vranë plot 6 milionë hebrenj në atë që njihet si holokausti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X