TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpërthen një prej vullkaneve më aktive të Rusisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shpërthen një prej vullkaneve më aktive të Rusisë

Një nga vullkanet më aktive të Rusisë shpërtheu të martën, duke lëshuar një re të madhe hiri në qiell, që ngufati disa fshatra.

Vullkani Shiveluç shpërtheu pak pas mesnate dhe arriti kulmin rreth gjashtë orë më vonë, njoftoi Akademia ruse e Studimeve Gjeofizike.

Sipas njoftimit, hiri vullkanik mbuloi një sipërfaqe prej 108 mijë kilometrash katrorë.

“Hiri ka arritur në 20 kilometra lartësi”, tha Danilo Chebrov, drejtor i degës në Kamçatka të Akademisë së Studimeve Gjeofizike.

“Vullkani po përgatitej për këtë për të paktën një vit… dhe procesi po vazhdon, edhe pse është qetësuar tani”, tha Chebrov.

Ekipi i reagimit ndaj vullanit lëshoi alarm për sektorin e aviacionit, dhe tha se “aktiviteti i vazhdueshëm mund të ketë ndikim ndërkombëtar në aeroplanët që fluturojnë në lartësi të ulët”.

Disa shkolla në Kamçatka, rreth 6.800 kilometra në lindje të Moskës, u mbyllën dhe banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda.

“Për shkak të asaj që kam parë këtu, me sytë e mi, do të jetë e pamundur që fëmijët të shkojnë në shkollë, dhe në përgjithësi, prezenca e fëmijëve këtu duhet të vihet në pikëpyetje”, tha kryetari i rajonit Ust-Kamçatsky, Oleg Bondarenko.

Një prej vullkaneve më të mëdha dhe më aktive të Kamçatkas, Shiveluç, ka pasur mesatarisht 60 shpërthime të fuqishme në 10.000 vjetët e fundit, ndërsa i fundit i intensitetit të madh u regjistrua më 2007. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

Protesta studentore para Ministrisë së Arsimit vazhdon për të 14-ën ditë radhazi

Si arriti një lëvizje studentësh ta rrëzojë Vuçiqin e Serbisë

Si arriti një lëvizje studentësh ta rrëzojë Vuçiqin e Serbisë

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Nagavci kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo kishte paralajmëruar rrezikun

Nagavci kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ajo kishte paralajmëruar rrezikun

Termokosi nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë

“Termokos” njofton se është rikthyer furnizimi me ngrohje

Seanca e jashtëzakonshme nis me një minutë heshtje për Arlindën dhe gratë e vrara

Seanca e jashtëzakonshme nis me një minutë heshtje për Arlindën dhe gratë e vrara

Jasir Asani drejt rikthimit te Shqipëria, vjen lajmi nga Irani

Jasir Asani drejt rikthimit te Shqipëria, vjen lajmi nga Irani

ATK thirrje punëdhënësve: Të kryhet regjistrimi i punëtorëve në sistemin elektronik EDI

ATK thirrje punëdhënësve: Të kryhet regjistrimi i punëtorëve në sistemin elektronik EDI

Presidentja Shiroka-Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

Presidentja Shiroka-Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentore – bursa deri 7000 euro

MASh hap thirrjet për 5 skema të bursave studentore – bursa deri 7000 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën