Një përleshje masive duke përfshirë edhe policinë e Madridit, ka shpërthyer pranë stadiumit “Santiago Bernabeu”, pak para fillimit të ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Olimpique Marseille.
Raportohet se tifozët francezë janë përleshur me policinë spanjolle, me pamjet që shfaqin policët duke përdorur shkopinj të gomës për të shpërndarë turmat e tifozëve.
Mijëra tifozë të ekipit francez kanë vërshuar rrugët e Madridit derisa ende nuk ka detaje për të lënduar nga të dyja palët.