TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shpenzimet botërore ushtarake shënojnë ngritje të paparë, Gjermania e katërta

nga tëvë1
28 Prill, 2025
2
A A
Shpenzimet botërore ushtarake shënojnë ngritje të paparë, Gjermania e katërta

Rekord i ri i shpenzimeve ushtarake në botë – Gjermania ngjitet në vendin e katërt në rangun botëror të shpenzimeve për mbrojtjen.

Rreth 2,7 miliardë dollarë – ky është rekordi i ri financiar botëror për shpenzimet ushtarake në vitin e kaluar – një rritje prej 9,4% krahasuar me vitin 2023.

Ka dhjetë vjet që shpenzimet ushtarake në botë po rriten. Por asnjëherë kaq shumë që fundi i Luftës së Ftohtë. Më shumë se 100 vende kanë shpenzuar më shumë për ushtrinë se vitin e kaluar. Rritje e ndjeshme e shpenzimeve ushtarake vihet re në Evropë dhe Lindjen e Mesme, pasojë e luftës në Ukrainë dhe në Gaza, sipas Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, SIPRI.

Tek ky zhvillim në Europë ka luajtur mjaft rol edhe Gjermania: në vitin 2024, shpenzimet ushtarake gjermane u rritën për të tretin vit radhazi. Sipas SIPRI, ato arritën në 88.5 miliardë dollarë amerikanë, që ishte 28 për qind më shumë se një vit më parë.

Kjo e vendos Gjermaninë në vendin e katërt në renditjen e vendeve me shpenzimet më të larta ushtarake – pas SHBA-së, Kinës dhe Rusisë. Edhe vende të tjera evropiane i rritën ndjeshëm shpenzimet e tyre ushtarake në vitin 2024: Polonia shpenzoi 31 për qind më shumë se një vit më parë dhe tani investon 4.2 për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto në mbrojtje. Kjo është vlera më e lartë e të gjithë anëtarëve evropianë të NATO-s. Në vitin 2024, vit kur u bashkua me NATO-n, Suedia investoi 34 për qind më shumë se një vit më parë, duke shpenzuar dymbëdhjetë miliardë dollarë amerikanë për mbrojtjen.

Por Ukraina mban barrën më të madhe ushtarake në botë: shpenzimet e saj ushtarake arritën në 34 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në vitin 2024. Për krahasim në Gjermani vitin e kaluar ishin rreth dy përqind.

“Të gjitha të ardhurat nga tatimet në Ukrainë u absorbuan plotësisht nga shpenzimet ushtarake në vitin 2024, ndërsa të gjitha shpenzimet joushtarake socio-ekonomike u financuan nga ndihma e huaj”, thuhet në raportin e SIPRI. Kurse Rusia agresore investoi 149 miliardë dollarë në forcat e saj të armatosura vitin e kaluar, një rritje prej 38 për qind në krahasim me vitin 2023.

Por Shtetet e Bashkuara mbeten deri tani vendi me shpenzimet më të larta ushtarake, të cilat u rritën edhe më tej në vitin 2024.

Ky shtet investoi gjithsej 997 miliardë dollarë amerikanë në forcat e armatosura. Kina e vazhdoi kursin e modernizimit të ushtrisë së saj në të gjitha fushat, plan që parashikohet të zgjasë deri në vitin 2035 – me një buxhet prej 314 miliardë dollarësh në vitin 2024. Në Lindjen e Mesme spikat Izraeli, që i rriti shpenzimet ushtarake me 65 për qind në 46.5 miliardë dollarë në vitin 2024./DW

ShareTweet

Postime të ngjashme

Macron nga Tirana: Brenda dy viteve Shqipëria në BE

Macron nga Tirana: Brenda dy viteve Shqipëria në BE

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

​Macron: Në Ukrainë duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme

​Macron: Në Ukrainë duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme

Vdes një 19-vjeçare në një vetaksident në Pouskë të Prizrenit

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Kllokot, vdes në QKUK e lënduara

Një muaj më parë ishte aksidentuar në Kllokot, vdes në QKUK e lënduara

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohet në Mitrovicë një i dyshuar për sulm fizik ndaj babait të tij

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Austria fituese e Eurovisionit, Shqipëria e 8-ta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X