Sulmuesi Cristian Shpendi do të ftohet për herë të parë nga Kombëtarja A e Shqipërisë, ka konfirmuar drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea.
Ai ka bërë të ditur se Shpendi do të jetë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për ndeshjet e shtatorit, pasi ka bindur selektorin Sylvinho për t’u ftuar.
22-vjeçari është pjesë e ekipit nga Serie B, Cesena kurse këtë verë është kërkuar nga shumë skuadra të elitës së futbollit italian, por çmimi prej 10 milionë eurosh kanë bërë që ato të tërhiqen.
Shpendi ka 8 paraqitje me Kombëtaren U21 të Shqipërisë dhe ka shënuar 1 gol kurse sezonin e fundit në Serie B, shpërtheu me 11 gola të realizuara.
Ai si futbollist është zhvilluar tek Cesena kurse në ekipin e parë është promovuar në vitin 2021.
Shqipëria muajin e ardhshëm, do ti luajë dy ndeshje, miqësoren me Gjibraltarin dhe duelin kualifikues për Botërorin 2026 kundër Letonisë.
Miqësoren me Gjibraltarin, Shqipëria e luan në udhëtim më 4 shtator kurse pesë ditë më vonë, në stadiumin “Air Albania” e pret Letoninë.