TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shpëlarja e parave përmes ndërtimeve banesore, “ngrihen” 59 banesa, 12 parcela 5 llogari bankare

Prokuroria Speciale është aktivizuar në luftim të shpëlarjes së parave përmes ndërtimeve banesore. Vetëm në rastin e njohur si “Mati”, janë sekuestruar afro shtatë milionë euro pasuri.

by Florijeta Dernjani
10 muaj ago
3
A A
Shpëlarja e parave përmes ndërtimeve banesore, “ngrihen” 59 banesa, 12 parcela 5 llogari bankare

Shpëlarja e parave përmes ndërtimeve banesore në Kosovë, ka përfunduar nën llupën e Prokurorisë Speciale.

Në vetëm një rast, të njohur si “Mati”, vlera e pasurisë që u sekuestrua me urdhër të Seciales, tejkalon shifrën e dy milionë eurove. Aty përfshihen 20 njësi banesore, dy lokale afariste 17 garazhe dhe gjashtë depo.

Si rezultat i hetimeve, tre persona përfunduan nën pranga. Ky rast, mblodhi të mërkurën në një takim disa prokurorë e hetues.

Përpara takimit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tregoi se vlera e pasurisë së sekuestruar ka shkuar në afro shtatë milionë euro.

“Qëllimi i këtij takimi është shënjestrimi i një rasti. Pra, bëhet fjalë për takimin e ekipit për shënjestrimin e rasteve, bëhet fjalë për një rast që është kogja me interes, kemi të bëjmë me sekuestrim të pasurisë që vlera e saj shkon deri diku shtatë milionë euro. Ne si Prokurori Speciale jemi të përkushtuar që të luftojmë krimin e të gjitha formave, por në veçanti jemi të përkushtuar që të gjurmojmë pasurinë e fituar në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë Isufaj.

Numri i personave të përfshirë, Prokuroria njofton se tashmë ka shkuar në katër.

Që të gjithë dyshohen për “shpëlarje të parave”, “mashtrim”, “falsifikim të dokumenteve” dhe armëmbajtje pa leje.

Pas përfundimit të takimit, në një komunikatë për media u konfirmua se një pjesë e konsiderueshme e pasurisë është ngrirë.

“Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €. Ndër asetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 parcela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare”, është paraqitur në grafikë.

Hetimet për këtë rast, janë duke vazhduar ende.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

“Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

Dogana e Kosovës asgjëson 4 mijë produkte të falsifikuara “Ariel”

Dogana e Kosovës asgjëson 4 mijë produkte të falsifikuara “Ariel”

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Kurti: Po zbatojmë ligjin për integrimin e strukturave, pa lënë qytetarët pa shërbime

Kurti: Ushtria serbe pranë kufirit, provokim dhe shfaqje e pafuqisë

Kurti: Ushtria serbe pranë kufirit, provokim dhe shfaqje e pafuqisë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një shtetas i Serbisë ndaj të cilit u lëshuan dy urdhëresa nga gjykata

Kosova dhe Italia me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Kosova dhe Italia me marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën