TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Shpallja e zgjedhjeve të reja në veri pritet të zgjasë disa muaj

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
(S)ka zgjedhje në shtator

Komisioni Qendror Zgjedhor është ende në procesin e verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura në peticionin e organizuar në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për shkarkimin e kryetarëve aktual.

Në KQZ thonë se ky proces do të marrë kohë, pasi të dhënat që i kanë pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të ketë ndonjë datë të saktë se kur do të përfundojë procesi i verifikimit. Në anën tjetër, partia në pushtet, por edhe njohës të proceseve zgjedhore konsiderojnë se deri te shpallja e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, do të nevojiten disa muaj.

“Ky proces do të na marrë kohë, pasi të dhënat që i kemi pranuar janë të mbledhura në format fizik, andaj nuk mund të jap ndonjë datë të saktë, por pas përfundimit të tij, do të njoftojmë ministrinë, kryesuesit e Kuvendeve Komunale, kryetarët e komunave dhe grupet nismëtare. Natyrisht se përgjigja e KQZ-së, do të bëhet edhe publike”, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë se zgjedhjet e reja në veri mund të mbahen vetëm nëse arrihet kuota 50 për qind plus një votë e qytetarëve për largimin e kryetarit. Nuk përmend ndonjë afat se kur do të mund të mbahen ato.

“Nëse dalin dhe votojnë 50 për qind plus një të trupës së votuese të këtyre komunave, atëherë natyrisht krijohen rrethanat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të katër komunave veriore dhe pastaj janë përgjegjësitë e presidentit për t’i shpallur…Nuk mund të flasim për afate sepse këto marrin kohë dhe varet çfarë dinamike ndiqet atje. Por nëse dalin 50.1 për qind dhe votojnë për largimin e tyre, padyshim se zgjedhjet janë një fakt i kryer. Mos të harrojmë kjo situatë është krijuar përsëri si pasojë e veprimi politik të Serbisë për t’i detyruar serbët që të tërhiqen nga institucionet”, thotë ai.

Ish-kryetari i KQZ-së, njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu, ndërkaq thotë se nëse nuk arrihet kuota 50 për qind plus një votë e qytetarëve për largimin e kryetarit, procesi për zgjedhjet në veri do të dështojë. Sipas tij, deri në shpalljen e zgjedhjeve do të nevojiten disa muaj kohë.

Sipas udhëzimit administrativ, nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet ta mbahet brenda 45 ditëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejta vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri na 45 ditë për t’i shpallur zgjedhjet e parakohshme në veri.

Kryetarët shqiptarë të komunave në veri u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovë.

Tags: Komisioni Qendror ZgjedhorZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa qytete vërshohen nga uji, çka po i shkakton vërshimet në Kosovë?

Mot i vranët dhe me reshje shiu

Shtyhet fillimi procesit mësimor për 12 janar në gjithë Kosovën

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Disa qytete vërshohen nga uji, çka po i shkakton vërshimet në Kosovë?

Mot i vranët dhe me reshje shiu

Shtyhet fillimi procesit mësimor për 12 janar në gjithë Kosovën

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Osmani uron Erdoganin

Osmani falënderon Turqinë për sistemin anti-tank OMTAS

“Këndi i Debatit” 06.01.2025

“Këndi i Debatit” 06.01.2025

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

Përfundon numëri i votave me kusht, LVV merr mbi 50%

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën