TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shormaz: Vuçiq po dëmton interesat e serbëve në Kosovë, ata duhet t’i kishin kthyer shpinën Beogradit

by tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Shormaz: Vuçiq po dëmton interesat e serbëve në Kosovë, ata duhet t’i kishin kthyer shpinën Beogradit

Ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku për herë të dytë brenda një dite janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe eksploziv në komunën e Zubin Potokut.

Sipas Shormazit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ndjek një politikë të rrezikshme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, e cila, sipas tij, po dëmton drejtpërdrejt interesat e serbëve në Kosovë.

“Vuçiq po luan në mënyrë të rrezikshme me amerikanët dhe NATO-n. Veprime të tilla vetëm sa i largojnë serbët nga Unioni i Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Shormaz, duke shtuar se serbët në Kosovë nuk do të duhej të kishin votuar për Listën Serbe. Ai ka theksuar se, sipas tij, qytetarët serbë do të duhej t’i kishin kthyer shpinën regjimit në Beograd.

Reagimi i tij vjen pasi Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e veriut ka pranuar informacione për praninë e armëve dhe eksplozivit në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë të komunës së Zubin Potokut.

Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë të tipit M48, 244 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të zbrazët si dhe një sasi eksplozivi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për Trajtimin e Eksplozivit (EOD), të cilat kanë tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Kosova është në krizë politike ekonomike e shoqërore

Hamza: Kosova është në krizë politike ekonomike e shoqërore

​Kurti nga Cyrihu: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

​Kurti nga Cyrihu: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Haziri: Gara zgjedhore është mes Osmanit dhe Kurtit

Haziri: Gara zgjedhore është mes Osmanit dhe Kurtit

Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?

Ndikimi diasporës në zgjedhje

Punëtorët në QKUK ende pa zgjidhje, paralajmërojnë bllokadë

“Gjermania destinacion për punë i kosovarëve”- vazhdon trendi i ikjes nga Kosova

Deputeti algjerian: Do të angazhohem që ta njohim Kosovën

Deputeti algjerian: Do të angazhohem që ta njohim Kosovën

Binance zbarkon në Prishtinë në “Balkan Blockchain Summit”

Binance zbarkon në Prishtinë në “Balkan Blockchain Summit”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën