Janë arrestuar sot dy të mitur të dyshuar lidhur me rastin e vjedhjes së veturës ‘Opel Astra’ në Fushë Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se ky rast është denoncuar nga ankuesi, ku dy ditë më parë persona të dyshuar kishin vjedhur veturën në oborrin e shtëpisë së tij, raporton teve1.info
“Policia e rajonit të Prishtinës ka identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor dy persona lidhur me rastin e vjedhjes së veturës të ndodhur në rrugën”Haxhi Zeka” në Fushë Kosovë. Rasti u denoncua në polici nga ankuesi ku sipas tij dyshohej që më datë 13.05.2023, persona të dyshuar kishin vjedhur veturën Opel Astra nga oborri i shtëpinë së tij”, thuhet në njoftim.
Progresi i hetimit të rastit rezultoi me identifikimin dhe shoqërimin e dy të dyshuarve të mitur të cilët nën mbikqyrejn e zyrtarit të qendrës për punë sociale u proceduan më tej konfrom rekomandimit të prokurorit të shtetit.
Tutje, është bërë e ditur se nga hetimi u ndriçuan edhe raste të tjera të vjedhjeve, ku sipas policisë, dyshohet të jenë të implikuar të njëjtit, përfshirë në arkën e vjedhjes së xhamisë në Fushë Kosovë si dhe vjedhjes së dy motoçikletave.