TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shoqëria Civile reagon ndaj bllokadës në Kuvend: Kërkohet përgjegjësi dhe rikthim i funksionalitetit demokratik

nga Tëvë1
30 Qershor, 2025
1
A A
Dehari fton përfaqësuesit e partive politike për konsulta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar rreth bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Përmes një shkrese, organizatat e shoqërisë civile kanë bërë thirrje për përgjegjësi dhe rikthim të funksionalitetit.

Reagimi i plotë i organizatave të shoqërisë civile:

Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë përfaqësues dhe bazamenti i demokracisë parlamentare. Përmes tij, themelohen institucionet e tjera të vendit dhe garantohen parimet kushtetuese të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve. Prej më shumë se dy muaj e gjysmë, vendi qëndron pa një Kuvend të konstituuar. Ky vakum institucional ka penguar miratimin e ligjeve, mbikëqyrjen demokratike të Qeverisë dhe trajtimin e çështjeve urgjente që prekin jetën e qytetarëve.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese rikthen qartësinë procedurale

Në këtë kontekst, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 26 qershor 2025 (rasti KO124/25) ishte një ndërhyrje e domosdoshme për të adresuar paqartësitë procedurale dhe për të përcaktuar qartë kufijtë kushtetues dhe rregullat e konstituimit të Kuvendit. Gjykata ritheksoi se kjo procedurë është e sanksionuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit, dhe praktikat parlamentare të konsoliduara ndër vite – dhe çdo devijim nga to përbën shkelje të rendit kushtetues.
Gjykata theksoi se partia fituese e zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por kjo e drejtë nuk është absolute – ajo është e lidhur ngushtë me detyrimin për të ndërtuar shumicë përmes bashkëpunimit me grupet tjera parlamentare.

Devijimet e Kryesuesit të seancës dhe instrumentalizimi politik

Takimi i datës 8 prill 2025, i mbajtur mes Kryetarit të Kuvendit të legjislaturës së kaluar dhe përfaqësuesve të partive politike, ka shërbyer si bazë për përgatitjen e seancës konstituive. Ai përcaktoi qartë rendin e ditës dhe nuk parashihte votim të fshehtë. Çdo veprim në kundërshtim me këtë marrëveshje është jokushtetuese, dhe si e tillë përbën shkelje të parimeve të besimit të ndërsjellë dhe të praktikës parlamentare.

Megjithatë, z. Avni Dehari, si Kryesues i seancës, ka devijuar nga rendi i dakorduar, ka shtyrë procedurat, ka propozuar një komision për votim të fshehtë pa bazë ligjore dhe ka lejuar përbërjen e tij pa përfaqësim adekuat të partive të tjera parlamentare. Kjo përbën një ndërhyrje të papranueshme në procedurën e konstituimit të Kuvendit, si dhe është cenuar parimi i përfaqësimit të drejtë parlamentar, duke e shndërruar këtë proces në një veprim njëpartiak dhe jo-konsensual.Me veprimet e tij, z. Dehari nuk ka qenë një lehtësues i procesit demokratik, por është shndërruar në instrument të bllokadës. Ai ka shkelur parimin e neutralitetit që i kërkohet një kryesuesi të seancës konstituive.

Standardet demokratike nuk mund të ndryshohen njëanshëm

Gjykata Kushtetuese ka theksuar se Kuvendi duhet të përmbyllë procesin e konstituimit brenda afatit 30-ditor. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ishte e qartë se votimi për Kryetarin e Kuvendit duhet të jetë i hapur, ashtu siç ka qenë në çdo seancë tjetër konstituive deri më tash. Përpjekja për të imponuar një votim të fshehtë përmes mjeteve të njëanshme është precedent i papranueshëm dhe cenues i integritetit të procesit.
Për më tepër, krahasimi me votimin për nënkryetarët është i pabazë. Rregullat për nënkryetarët burojnë nga nevoja për përfaqësim politik dhe etnik, ndërsa zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është akt i vullnetit politik që kërkon konsensus dhe marrëveshje.Gjykata ka bërë të qartë se si partia fituese, ashtu edhe partitë e tjera duhet të bashkëpunojnë në mirëbesim për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Shkelja e këtij parimi është shkelje e frymës së Kushtetutës.

Bllokada po thellohet

Më datë 28 qershor 2025, në vazhdimin e seancës konstituive, u shkel qartazi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Përmes instrumentalizimit të Kryesuesit, Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm që po refuzon bashkëpunimin, por po zvarrit qëllimisht procesin për të imponuar një zgjidhje të njëanshme – veprim ky drejtpërdrejt kundërkushtetues.

Janë tashmë 39 tentime të dështuara për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit – 39 herë që seanca është kthyer në skenë të manipulimit procedural dhe të interesave të ngushta partiake e personale, për shkak të një qasje obstruksioniste. Deputetëve po u mohohet e drejta për të ushtruar funksionin e tyre, ndërsa qytetarët po mbeten pa përfaqësim funksional.

Thirrje për përgjegjësi dhe rikthim të funksionalitetit

Kuvendi nuk është pronë e askujt. Ai nuk mund të mbahet peng nga vullneti i një subjekti të vetëm politik. Demokracia kërkon funksionim, respekt të procedurave, dhe vullnet për kompromis.U bëjmë thirrje të gjitha partive politike, e në veçanti partisë fituese, që të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese dhe të mundësojnë zhbllokimin e procesit. Kuvendi duhet të kthehet në funksion – për të miratuar ligje, për të mbikëqyrur qeverinë dhe për të përfaqësuar interesin qytetar.

Tags: kuvendioshcreagim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

Kurti këmbëngul për Haxhiun – analistët thonë se ai duhet të shkojë më tej

Kurti këmbëngul për Haxhiun – analistët thonë se ai duhet të shkojë më tej

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

“Matrix”- 30.06.2025

“Matrix”- 30.06.2025

A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

Kurti këmbëngul për Haxhiun – analistët thonë se ai duhet të shkojë më tej

Kurti këmbëngul për Haxhiun – analistët thonë se ai duhet të shkojë më tej

Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve që dyshohet se i vranë fqinjët e tyre shqiptar në Kaçanik

Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve që dyshohet se i vranë fqinjët e tyre shqiptar në Kaçanik

Kryesuesi i KGJK-së fton Prokurorinë të nisë hetimet për gjendjen e temperaturave në Pallatin e Drejtësisë

Kryesuesi i KGJK-së fton Prokurorinë të nisë hetimet për gjendjen e temperaturave në Pallatin e Drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X