TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shoqëria civile letër Osmanit: Kërkohet miratimi i buxhetit para zgjedhjeve

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Një grup prej 21 organizatash të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke kërkuar që ajo të ftojë partitë parlamentare për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për buxhetin e vitit 2026 dhe për ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, para se Kuvendi të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Në letrën e tyre, organizatat paralajmërojnë për pasojat serioze që do të kishte mosvotimi i buxhetit dhe i marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe kërkojnë që Presidentja të luajë një rol “unifikues dhe vendimtar” për të shmangur një krizë institucionale dhe financiare.

“Roli i Presidentes është thelbësor për të shmangur një krizë e cila do të prekte shumë familje në Kosovë, por edhe për të forcuar besimin në institucione dhe partneritetin me Bashkimin Evropian në këtë moment vendimtar për vendin,” thuhet në letrën e nënshkruar nga organizatat.:

Katër propozimet e letrës së 21 organizatave joqeveritare:

Qeveria në detyrë të dorëzojë në Kuvend projektligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm, në përputhje me kompetencat që i jep Ligji për Qeverinë, Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Organizatat theksojnë se miratimi i buxhetit nga Kuvendi aktual “është opsioni më i mirë dhe më i sigurt”, duke pasur parasysh se formimi i institucioneve të reja mund të zgjasë me muaj, siç ka ndodhur edhe këtë vit.

Në rast se kjo nuk realizohet, ato kërkojnë që Kuvendi të votojë zgjatjen e buxhetit aktual deri në fund të marsit 2026, në bazë të nenit 24 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, “në mënyrë që të garantohet funksionimi bazik i shtetit dhe stabiliteti financiar deri në formimin e institucioneve të reja”.

“Një hap i tillë do të shmangte rrezikun e një krize buxhetore të paprecedentë dhe do të siguronte qetësi për qytetarët, veçanërisht për ata që varen nga pagat dhe transferet publike,” theksohet në letër.

Organizatat kërkojnë që Kuvendi të ratifikojë marrëveshjen tashmë të negociuar dhe nënshkruar mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu, kërkohet që zëvendësministri përgjegjës në detyrë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të nënshkruajë Marrëveshjen e Huasë, pasi nuk ka mandat deputeti.
Sipas tyre, ky hap “nuk e shkel Ligjin për Qeverinë” pasi marrëveshja është iniciuar më 4 dhjetor 2024, kur Qeveria kishte mandat të plotë.

“Vetëm pas ratifikimit të këtyre dy marrëveshjeve, Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes,” thuhet në dokument.

Organizatat propozojnë përdorimin e nenit 123 të Rregullores së Kuvendit, që mundëson anashkalimin e afateve procedurale, për të siguruar miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve me urgjencën që kërkon situata.

Organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë Presidentes Osmani që të veprojë në frymën e unitetit institucional dhe të ndërmjetësojë një marrëveshje të përkohshme ndërmjet partive parlamentare.

Në fund të letrës theksohet se zgjidhja e propozuar do të shmangte një “krizë buxhetore të paprecedentë” dhe do të mundësonte që procesi zgjedhor të zhvillohej në kushte stabiliteti ekonomik dhe institucional.

Instituti GAP, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), SHL-Kosova, Balkan Green Foundation (BGF), Community Building Mitrovica (CBM), Community Development Fund (CDF), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Activism Roots, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Kosova – Women 4 Women (K-W4W), EC Ma Ndryshe, YMCA Kosova, TOKA, Organization for Partnership, Engagement and Development (OPED), Advocacy Training and Resource Center (ATRC) dhe Prishtina Institute for Political Studies (PIPS).

Tags: presidentjTeve1vendimVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që po shpërndahen në emër të saj

Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që po shpërndahen në emër të saj

Dështon mbledhja e kryesisë, PDK dhe LDK nuk marrin pjesë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, diskutim për funksionalizimin e trupave punuese

Në veri të Mitrovicës gjenden eshtra të mundshme të viktimave të luftës

Në veri të Mitrovicës gjenden eshtra të mundshme të viktimave të luftës

Kurti: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve

Kurti udhëton për në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Emisioni “Ditari” 28.10.2025

Emisioni “Ditari” 28.10.2025

Studimi: 17 minuta pushim mund t’ju rikarikojnë për një ditë të tërë pune

Studimi: 17 minuta pushim mund t’ju rikarikojnë për një ditë të tërë pune

Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor?

Sa herë në vit duhet të bëni kontroll mjekësor?

Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që po shpërndahen në emër të saj

Policia paralajmëron për e-mail-e të rreme që po shpërndahen në emër të saj

Dështon mbledhja e kryesisë, PDK dhe LDK nuk marrin pjesë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të enjten, diskutim për funksionalizimin e trupave punuese

Avokati serb: Serbia dhe Kisha serbe në aleancë me shërbimin rus – edhe disa nga lëvizja studentore po afrohen me Moskën

Avokati serb: Serbia dhe Kisha serbe në aleancë me shërbimin rus – edhe disa nga lëvizja studentore po afrohen me Moskën

Në veri të Mitrovicës gjenden eshtra të mundshme të viktimave të luftës

Në veri të Mitrovicës gjenden eshtra të mundshme të viktimave të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën