TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shoqata e Prokurorëve kërkon të merren masa ndaj avokatit Besnik Berisha

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Prokuroria konfirmon arrestimin e avokatit Berisha dhe tre personave tjerë gjatë aksionit

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, përmes një reagimi, ka shprehur indinjatën e thellë ndaj gjuhës të përdorur nga avokati Besnik Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku, në intervistën e dhënë mbrëmë në mediumin Nacionale.

Në reagim thuhet se, Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga avokati Berisha dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese dhe ofenduese janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Maloku, por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

“Ju bëjmë me dije se Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm pranë prokurorëve dhe konfirmon përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë të punës dhe veprimeve të prokurorit Rasim Maloku në ushtrimin e funksioneve të tij si Prokuror i Shtetit, duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre”, thuhet më tej në reagim.

Shoqata e Prokurorëve kërkon nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të iniciuar procedura disiplinore për shkelje të Kodit dhe Etikë profesionale të avokatëve si dhe legjislacionit pozitiv, ku përmes veprimeve të tij avokati Berisha ka denigruar njërën ndër hallkat kryesore të sistemit të drejtësisë përkatësisht sistemit prokurorial.

Reagimi i plotë i Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës:

Shoqata e Prokurorëve reagon për gjuhën e urrejtjes dhe ofenduese të avokatit Besnik Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes këtij reagimi publik, shpreh indinjatën e thellë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve ndaj prokurorit Rasim Maloku, të përdorura nga avokati Besnik Berisha, në intervistën e dhënë në emisionin “Ditari i Buzhalës”, intervistë kjo, e shfaqur dje, më 17 korrik 2023, në orët e mbrëmjes, me ç’rast gjatë intervistës, avokati Berisha ka ofenduar rëndë dhe me një gjuhë shumë të ulët prokurorin e çështjes, Rasim Maloku, për shkak se i njëjti e ka arrestuar një ditë më herët të njëjtin në bazë të autorizimeve dhe detyrave që ia lejon Ligji dhe Kushtetuta e vendit.

Me këtë rast, Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër qasjen dhe veprimet e avokatit Besnik Berisha, duke shpërndarë gjuhën e urrejtjes, ofendimeve dhe kërcënimit ndaj prokurorit Maloku, në kundërshtim me parimet e përcaktuara, me ç’rast standardet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe me praktikat ndërkombëtare, të zbatueshme në Kosovë, ndalojnë qasjen ku avokatët, prokurorët apo gjykatësit, i trajtojnë çështjet penale publikisht nëpër media, duke ofenduar dhe përhapur të pavërteta.

Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga avokati Berisha dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese dhe ofenduese janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Maloku, por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Shoqata e Prokurorëve, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e patolerueshme dhe e dënueshme në një shoqëri moderne dhe demokratike.

Ju bëjmë me dije se Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm pranë prokurorëve dhe konfirmon përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë të punës dhe veprimeve të prokurorit Rasim Maloku në ushtrimin e funksioneve të tij si Prokuror i Shtetit, duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës kërkon nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të iniciuar procedura disiplinore për shkelje të Kodit dhe Etikë profesionale të avokatëve si dhe legjislacionit pozitiv, ku përmes veprimeve të tij avokati Berisha ka denigruar njërën ndër hallkat kryesore të sistemit të drejtësisë përkatësisht sistemit prokurorial.

Gjithashtu Shoqata e Prokurorëve fton Prokurorinë Themelore në Prishtinë të analizoj gjuhën e ultë të urrejtjes, ofenduese dhe kërcënuese të avokatit Berisha  ndaj prokurorit Rasim Maloku dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas Ligjit të aplikueshëm në Kosovë.

Me respekt,

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Kosovës z. Naim Abazi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Christopher Hill, dëshmitari i radhës i Thaçit e nis dëshminë në Hagë

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Tre të lënduar pas aksidentit në Dollc të Klinës

Amir Shaipi në formacionin e javës në Ligën e Konferencës

Shaipi flet për kritikat e shumta

Formacioni zyrtar i Shqipërisë kundër Serbisë

Shqipëria grumbullohet në Barcelonë, flet Mitaj

Sylvinho kontaktohet nga klubi brazilian, i përfundon kontrata me Shqipërinë më 2025

Kuqezinjtë grumbullohen në Spanjë

Shoqata e Shtypit të Huaj reagon pas vrasjes së gazetarëve në Gaza

Shoqata e Shtypit të Huaj dënon sulmet e kolonëve izraelitë ndaj gazetarëve në Bregun Perëndimor

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj të vitit 1998

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

Shtiu me armë në ajër, arrestohet një i dyshuar në Vushtrri

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën