TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkupi pa përkrahje, “Shvercerat” nuk lejohen të udhëtojnë për në Bullgari

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shkupi pa përkrahje, “Shvercerat” nuk lejohen të udhëtojnë për në Bullgari

Shkupi, nuk do ta ketë përkrahjen e tifozëve në ndeshjen e kthimit ndaj Levski Sofia. Në ndeshjen e parë e zhvilluar të enjten në Shkup përfundoi me fitoren 2:0 të skuadrës bullgare, ka pasur incidente të rënda mes tifozëve dhe është vendosur që përkrahësit e Shkupit mos të udhëtojnë për në kryeqendrën bullgare.

Këtë e ka bërë të ditur klubi shkupjan të hënën. Ndeshja e kthimit zhvillohet të enjten prej orës 19:00 në Sofje.

“Sot është mbajtur një takim mes zyrtarëve të klubit tonë, përfaqësuesve të UEFA-s dhe pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Edhe një herë është konfirmuar se nuk do të ketë dhe nuk do të lejohet udhëtim i tifozëve tanë për në Sofje të Bullgarisë për ndeshjen e kthimit kundër Levskit.

Nuk do të lejohet asnjë tifoz i vendit tonë edhe nëse do të ketë biletë për ndeshje. Në hyrje do të kërkohet dokument identifikimi, ndërsa nuk do të ketë asnjë sektor të ndarë për tifozët mysafirë. Ky lajm i është kumtuar edhe kryesisë së tifo-grupit ‘Shvercerat’, të cilët tani më janë në dijeni se udhëtimi nuk do të jetë i mundur. Andaj, edhe një herë apelojmë që të mos udhëtohet në asnjë mënyrë drejt Sofjes”, ka njoftuar FC Shkupi.

Para ndeshjes në Shkup, ka pasur përleshje mes tifozëve të Shkupit dhe atyre të Levskit, derisa ka pasur të lënduar e shumë të arrestuar. Nga Bullgaria nuk është garantuar siguri për tifozët e Shkupit, duke paralajmëruar incidente të reja nëse “Shvercerat” do të udhëtojnë për në Sofje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

FFK-ja reagon për sulmet ndaj Vedat Muriqit

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kosovari që jepi kafe falas, lojtarët turq i dhurojnë fanellë

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën