TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

by TËVË 1
11 muaj ago
0
A A
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Panairin ndërkombëtar të verës, rakisë dhe turizmit në Serbi, ka rikthyer polemikat dhe mosmarrëveshjet për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Nga partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë, përmes një konference për media të shtunën kritikuan kryeministrin Mickoski dhe koalicionin shqiptarë “VLEN”, pjesë e Qeverisë maqedonase, për qëndrime kontradiktore lidhur me këtë iniciativë.

“Lëvizja Besa (pjesë e koalicionit VLEN) atë kohë ka akuzuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut se është pjesëmarrëse në projektin Ballkani i Hapur, i cili sipas Besës, është një projekt serbo-rus… Kandidati presidencial nga koalicioni VLEN, Arben Taravari më 2 prill ka deklaruar se ka gati tre vite që e ka potencuar se Maqedonia (e Veriut) duhet të tërhiqet nga Ballkani i Hapur pasi nuk është iniciativë e mirë…”, tha deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli.

Kryeministri Mickoski, i cili po qëndron në Beograd që nga dita e premte, e cilësoi këtë ngjarje si një mundësi për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimin mes vendeve të përfshira në iniciativë.

“Iniciativa rajonale krijon mundësi që e lidhin rajonin tonë me botën, dhe pikërisht kjo platformë është një shembull se si tradita dhe inovacioni mund të ecin dorë për dorë”.

“Panairi “Wine Vision nga Open Balkan” nuk është vetëm vend ekspozimi dhe degustimi”, tha Mickoski të premten, duke shtuar se është “edhe forum për diskutim, edukim dhe bashkëpunim që do të sjellë përfitime afatgjata”.

“Jam i sigurt se suksesi i përbashkët që do të ndajmë këtu do të jetë vetëm fillimi i arritjeve edhe më të mëdha në të ardhmen”, shtoi kryeministri Mickoski.

Anëtarë të iniciativës “Ballkani Hapur”, janë Maqedonia e Veriut, Serbia, dhe Shqipëria.

Për kreun e ekzekutivit maqedonas, kjo është pjesëmarrja e parë në një ngjarje të “Ballkanit të Hapur”, që nga marrja e mandatit si kryeministër nga zgjedhjet e majit të këtij viti.

Vizita e Mickoskit në Beograd përfshiu takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin, Millosh Vuçeviq.

“Jam falënderues për faktin që Maqedonia e Veriut është një nga partnerët kyçë në iniciativën Ballkani i Hapur, i cili u bë simbol i bashkëpunimit të fuqishëm dhe lidhjes së Ballkanit Perëndimor”, thuhet në profilin zyrtar në Instagram të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Më herët, Mickoski kishte deklaruar se nisma ka shumë mangësi, dhe kështu si është, “nuk është e plotë”.

Mexhiti: “Ballkani i Hapur” drejt fundit

Për këtë temë, të premten foli edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar “VLEN” – pjesë e Qeverisë.

“Dalëngadalë po përmbyllet me efektin që ka pasur. Çdo iniciativë tjetër uroj të jetë gjithëpërfshirëse dhe t’i përfshijë të gjitha shtetet, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës. Vetëm të bashkuar si partnerë, shtetet ndërmjet vete mund të arrijnë prosperitet për rajonin dhe qytetarët”, tha Mexhiti për Televizionin 21.

Koalicioni “VLEN” kishte premtuar largimin e Maqedonisë së Veriut nga kjo nismë, si pjesë e platformës së tyre elektorale. Megjithatë, pjesëmarrja e kryeministrit Mickoski në aktivitetet e “Ballkanit të Hapur” ka sjellë diskutime mbi prioritetet dhe qasjen e Qeverisë aktuale ndaj kësaj iniciative, shkruan REL.

Të njëjtën gjë, gjatë kohës së fushatës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut, e kishte paralajmëruar edhe kandidati, Bujar Osmani nga BDI, atëkohë edhe ministër për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut. Deklaratat e Osmanit erdhën pas sulmit në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

“Meqenëse tani kam më shumë informacion se çfarë ka ndodhur në Banjskë, planifikoj ta informoj Qeverinë në një seancë të mbyllur, dhe ajo do të vendosë se si do të veprohet”, kishte deklaruar Osmani, më 18 prill, gjatë kohës së fushatës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut.

Nisma “Ballkani i Hapur”

Iniciativa “Ballkani i Hapur”, e nisur më 10 tetor 2019 në Novi Sad nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, fillimisht u quajt “Mini-Schengen”.

Në kuadër të saj u arritën disa marrëveshje, përfshirë edhe ato për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë.

Nisma u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

Të gjitha vendet e Ballkanit janë pjesë e Procesit të Berlinit, nismë e ish – kancelares gjermane, Angela Merkel, që daton qysh prej vitit 2014 dhe përkrahet nga Perëndimi.

Synimi i tij është që ta rrisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe gradualisht t’i afrojë ato më pranë BE-së.

Tags: Hristijan MickoskiserbiShkup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

Në ç’drejtim do të shkojnë marrëdhëniet Serbi-Rusi pas kritikave të BE-së?

Shpërthen granata e dorës në Himarë, lëndohet 85-vjeçari

Shpërthen granata e dorës në Himarë, lëndohet 85-vjeçari

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gazë

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gazë

Vritet 23-vjeçari shqiptar në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohen detaje nga ngjarja tronditëse

Vritet 23-vjeçari shqiptar në parkingun e Universitetit të Peruxhias, zbulohen detaje nga ngjarja tronditëse

Serwer: Nevojitet riformatimi i dialogut, Lajçak ka dështuar

Serwer për Specialen: Gjykatë që ka humbur rrugën

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën