Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 22 mijë e 375.
18,991 persona humbën jetën në Turqi ndërsa 3,384 në Siri, shkruan CNN, transmeton teve1.info
Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar megjithatë shpresat janë të pakta në ditën e 5-të kërkimit.
Mbi 75 mijë persona ndërkohë rezultojnë të plagosur.
Shumë vende përfshirë Kosovën e Shqipërinë ka dërguar në Turqi ekipe të shpëtimit.
Tërmeti goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës e që u pasua edhe nga lëkundje tjera pas tij. /Teve1.info/