TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkolla të ruhet apo të rrënohet?

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Shkolla të ruhet apo të rrënohet?

Objekti i vjetër i shkollës “28 Nëntori” në Dobërdelan të Suharekës është në gjendje të vështirë. Madje sipas kryesisë së fshatit dhe drejtorisë së shkollës, ky objekt po keqpërdoret nga nxënësit. Prandaj mes banorëve filluan bisedimet se a duhet ta rrënojnë këtë objekt apo jo.

Është një ndër objektet më të vjetra në fshat.

E ndërtimi i tij u bë i gjithi në saje të banorëve.

Por që prej pak vitesh, shkolla fillore “28 nëntori” në Dobërdelan të Suharekës u zëvendësua me një objekt të ri.

Ndërsa objekti i vjetër shkollor është në gjendje jo të mirë.

Muret brenda korridoreve janë të dëmtuara, ndërsa xhamat e dritareve janë të thyera.

Ndërsa në oborrin e shkollës është dëmtuar edhe qezmja e shportat e bërllokut.

“Është e djegur dy herë nga forcat serbe, në fund të gushtit dhe me 25-6 mars 1999. E ka meremetu KFOR-i zviceran dyer e dritare por bazamentin e pllakës së betonit e ka djeg zjarri dhe është deformu aq shumë sa që ata kanë konstatu se armatura s’ka tolerancë dhe mund t’bie”, tha kryetari i fshatit, Nuredin Balaj.

Andaj kryesia e fshatit mblodhi banorët për të marrë një vendim.

“Fshatarët kanë marrë vendim me nënshkrime ky objekt me u rrënu sepse sjell rrezik për fshatin”, u shpreh Balaj.

E ndonëse nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e bashkë-fshatarëve, Nasip Balaj kishte dhënë miratimin për rrënimin e këtij objekti.

“I kanë thy me xhama me krejt, po hinë po e keqpërdorin kështu që më e nevojshme është me u rrafshu ai vend, me u bo një park i mirë aty para shkollës. Edhe e kem shkollën tjetër që krejt mërgimtarët çka janë me u kthy me fëmijë i zen ajo shkollë boll edhe sun e mbushin”, tha banori, Nasip Balaj.

Mirëpo Bajram Cikaqi, një tjetër banor i fshatit Dobërdelan thotë se shkolla duhet të ruhet.

“Nuk o që nuk vyn. Hiç mos u boft diçka, aty hinë dru e ruhen diçka të asaj shkolle tjetër. E ajo shkollë nuk bon me u prish”, u shpreh banori, Bajram Cikaqi.

Përveç tij, reagime pati edhe nga faqja zyrtare e këtij fshati, të cilët kërkuan ruajtjen e këtij objekti.

Ndërsa drejtori i shkollës, Xhavit Shala pati një kërkesë.

“Unë kërkoj prap që fshati ta rishikojë vendimin dhe të merr një vendim tjetër dhe ta shikojnë pozicionin e shkollës që ta shohin a ka stabilitet a jo se përndryshe është rrezik për banorët”, tha drejtori i shkollës, Xhavit Shala.

Krahas kësaj shkolle, objektet më të vjetra që u ndërtuan me ndihmën e banorëve janë Shtëpia e Kulturës dhe Xhamia e Fshatit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Presidenca për vizitën e Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Berisha: Protesta e djeshme më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria pas 20 shkurtit 1991

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar nga një aksident trafiku në Istog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën