TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkodra vlerëson lartë librin e autorit Bajram Kosumi ‘’Revolucioni 1981’’

by TËVË 1
12 muaj ago
4
A A
Shkodra vlerëson lartë librin e autorit Bajram Kosumi ‘’Revolucioni 1981’’

Shkruan: Selam Shkodra – analist 

Me kënaqësi pranova dhuratë librin Revolucioni 1981, i autorit Bajram Kosumi, ish kryeministër i Kosovës dhe miku im i çmuar.

Kosumi ishte njëri prej liderëve të demonstratave të vitit 1981 dhe, që nga atëherë, ai vazhdon të japë ndihmesë të çmuar në jetën publike, si në politikë, në shkencë, në mësimdhënie dhe në letërsi.

Jam shumë i lumtur që miku im Bajram Kosumi është një prej personaliteteve të spikatura të kombit dhe që ai njihet në qarqet politike dhe intelektuale si mendje e hollë dhe e kulluar e mendimit shqiptar.

Ai ka treguar dhe vazhdon të tregojë kujdesin e tij për çështjet me interes nacional, e këtë e ka dëshmuar edhe me aktivizimin e tij në shumicën e proceseve më të rëndësishme politike, nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, që nga viti i kthesës së madhe 1981.

Qenësia e tij prej studiuesi në lëmin e  ngjarjeve të vitit 1981 nuk lidhet vetëm me analizat teorike, të cilat mund të rezultojnë edhe stereotipe, por lidhet fillimisht me praktikat objektive, me njohjen bihejvioriste, pasi ai është vetë pjesëmarrës dhe organizator i atyre demonstratave, e kjo e bën të mundshme nxjerrjen e konkluzioneve të vërteta dhe objektive.

Libri ka tetë kapituj me 537 faqe, ndërsa materiali studimor rrezaton me përmbajtjen e tij një mori funksionesh. Libri është botimi më serioz deri më tash për demonstratat e vitit 1981, të njohura si ‘’Revolucioni 1981’’. Libri përmban analiza historike, politike e sociologjike të periudhës së vitit 1981 dhe të shoqërisë së atëhershme në Kosovë dhe në Jugosllavi. Po ashtu, aty trajtohen me shembuj e argumente fillesat dhe veprimet konkrete për Republikën e Kosovës, por edhe për efektin e atyre demonstratave në rrjedhën e mëvonshme politike në Kosovë, në Jugosllavi,në Shqipëri dhe në rrënimin e sovjet-komunizmit, duke renditur ato edhe sipas  dialektikës së zhvillimeve strukturore të tyre në vitet që pasojnë. Trajtime të tilla historike shpesh herë të orientojnë edhe në përcaktimin e dinamikave në të cilat kalojnë popujt.

Libri merr edhe një tjetër vlerë, do të thosha, vlerë memorialë apo rikujtuese, pasi përmbajtja e tij identifikon e rikujton mjaft ngjarje dhe veprime konkrete me shembuj të cilët  kanë zinxhiruar hap pas hapi në zhvillim të këtyre ngjarjeve dhe efektet që prodhuan. Autori me një korrektësi profesionale dhe me mjaft  të dhëna të rëndësishme të karakterit faktik dhe shumëdimensional trajton çështjet në historinë politike të Kosovës. Për trajtimin e këtyre ngjarjeve dhe proceseve në mënyrë objektive, do duhej mjaft kohë e njohuri shkencore, ndoshta pa mbarim. Fatmirësisht, autori ia ka dalë ta bëjë një gjë të tillë.

Ai trajton të kaluarën tonë i analizon të gjitha këto ngjarje të cilat ndërlidhen me demonstratat e vitit 1981, por gjithmonë duke arritur përfundime të rëndësish meqë mund t’u hyjnë në punë vendim-marrësve në përballimin e sfidave të dukshme strategjike dhe diplomatike me të cilat ballafaqohemi edhe sot.

Një vlerë të fundit që do ta përmend është edhe fakti se diskursi i Kosumit në këtë libër është i tillë që nuk i përmbyllë diskutimet, përkundrazi i hapë për të vazhduar. Si i tillë, ky libër do të jetë shtysë për historianë, për politologë, për sociologë, për diplomatë dhe për studiues të tjerë ta vazhdojnë diskutimin e nisur për Revolucionin e vitit 1981.

Në fund, e uroj autorin e librit, Prof. Dr. Bajram Kosumin, për cilësinë, objektivitetin dhe qasjen shkencore në këtë libër, si dhe për ndihmesën që na jep libri neve si lexues të interesuar për lirinë e Kosovës.

 

Tags: ‘’Revolucioni 1981’’Bajram KosumiSelam ShkodraTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: Nga grevat e punëtorëve tek revolucioni

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Orkestra Simfonike e RTSh koncert për 8-Marsin, Marsela Çibukaj me këngët më të bukura shqiptare për nënën

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

​Abetarja e parë në gjuhën shqipe u botua para 129 vjetësh

Promovohet libri për Adem Demaçin –  Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Promovohet libri për Adem Demaçin – Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një i mitur në Lipjan, dyshohet për së paku 12 vjedhje të rënda

Dimić kritikon Vuçiqin: Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit

Dimić kritikon Vuçiqin: Serbët e Kosovës u sollën në “kontejner” nga politika e Beogradit

FIFA miraton rregulla të reja para Kupës së Botës 

FIFA miraton rregulla të reja para Kupës së Botës 

Dorëhiqet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

Dorëhiqet edhe Kryesia e Partisë Guxo në Pejë

Kurti për heqjen e fusnotës “Kosovo*”: Po shkrihet si një fjollë bore

Kurti për heqjen e fusnotës “Kosovo*”: Po shkrihet si një fjollë bore

Kurti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, duhet marrëveshje me opozitën për presidentin

Kurti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, duhet marrëveshje me opozitën për presidentin

Kurti sot u dërgon ftesa opozitës për takim për çështjen e Presidentit

Kurti sot u dërgon ftesa opozitës për takim për çështjen e Presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën