TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shkodra për Samitin e nesërm: Nuk pres lëvizje në drejtim të njohjes së Kosovës nga Ukraina

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Shkodra për Samitin e nesërm: Nuk pres lëvizje në drejtim të njohjes së Kosovës nga Ukraina

Ish-zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra ka thënë se Samiti i cili do të mbahet në Tiranë dedikuar Ukrainës është vendim që merr vëmendjen e faktorit shqiptarë dhe ndërkombëtarë, por që Shkodra tha se nuk pret që mund të ketë lëvizje në drejtim të njohjes së Kosovës nga shteti i Ukrainës.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Shkodra potencoi se ky samit do të shpërfaqë anshmërinë e shqiptarëve karshi konfliktit në Ukrainë.

“Mendoj që është e drejtë dhe është vendim i duhur i shqiptarëve sepse shqiptarët nuk janë të paanshëm në këtë konflikt shqiptarët që nga ramja e murit të Berlinit janë të pozicionuar me boshtin perëndimorë dhe mendoj që duhet të jenë në akordancë të plotë me aleatët e tyre, sepse është ky perëndimi që shpëtoi një pjesë të kombit shqiptarë nga shfarrosja. Mendoj që është samit i rëndësishëm dhe merr vëmendjen e faktorit shqiptarë dhe rajonal por nuk pres fare që mund të ketë lëvizje në drejtim të njohjes së Kosovës sidomos në këtë fazë”, deklaroi Shkodra.

Por që sipas tij, më e mira do të ishte që të mbahej një takim kokë më kokë mes presidentes Vjosa Osmani  dhe kryeministrit ukrainas Volodimir Zelensky. Kjo pasi sipas ish-zv.ministrit, qëndrimi i Ukrainës karshi Kosovës nuk ka qenë korrekt duke iu referuar takimit të fundit multilateral, ku patën mundësi të përshëndeten kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe homologu i tij Zelensky.

“Më e mira do të ishte që të kishte një takim kokë më kokë me presidenten Osmani dhe presidentin Zelensky. Dhe besoj që do të shkrihen disi akujt, sepse në takimin e fundit që ishte në një nga takimet multilaterale Zelensky u tregua fare indiferent ndaj asaj që iu afrua kryeministri i Kosovës për ta përshëndetë.  Mendoj që qëndrimi i Ukrainës në raport me Kosovën s’ka qenë fare korrekt”, shtoi Shkodra.

Ndryshe, samiti do të organizohet në Tiranë nesër dhe pasnesër me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.

Dita e parë e samitit do të mbahet të mërkurën e 28 shkurtit dhe do t’i dedikohet tërësisht Ukrainës dhe situatës së shkaktuar atje nga agresioni rus i nisur që më 24 shkurt 2022.

Përfaqësuese e Kosovës do të jetë presidentja, Vjosa Osmani, e cila konfirmoi praninë e saj në Tiranë në dy ditët e samitit. Ndërkohë nga Serbia i pranishëm do të jetë presidenti Aleksandër Vuçiç. Po ashtu i pranishëm në samitit për Ukrainën do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan përmes një video-mesazhi.

Derisa, dita e dytë e samitit më 29 do të ketë në fokus rajonin mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës ku prezent do të jenë të 6 liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor dhe zyrtarët nga Brukseli. Në këtë takim do të jetë prezentë presidentja e komisionit europian, Ursula Von Der Leyen./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dreshaj: Nëse ZRrE-ja s’e tërheq vendimin, do të kërkojmë hetim

Dreshaj: Nëse ZRrE-ja s’e tërheq vendimin, do të kërkojmë hetim

Ajazi nga PDK-ja: Lladrovcin e pret shkarkimi, ka abuzuar me besimin e PDK-së

Ajazi nga PDK-ja: Lladrovcin e pret shkarkimi, ka abuzuar me besimin e PDK-së

Ajazi: Lladrovci e përdori logon e PDK-së për vota – qytetarët s’e duan më

Ajazi: Lladrovci e përdori logon e PDK-së për vota – qytetarët s’e duan më

Behrami: Pranimi i dokumenteve nga MUP-i serb në Gjykatën Speciale legjitimon krimet në Kosovë

Zbulohet pse Interi do të veshë fanellën e tretë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së

Asllani i vendosur të mbetet tek Interi

Ajazi: Lladrovci e përdori logon e PDK-së për vota – qytetarët s’e duan më

Ajazi: Lladrovci e përdori logon e PDK-së për vota – qytetarët s’e duan më

Osimhen pritet si hero në Stamboll, transferohet te Galatasaray

Osimhen pritet si hero në Stamboll, transferohet te Galatasaray

Behrami: Pranimi i dokumenteve nga MUP-i serb në Gjykatën Speciale legjitimon krimet në Kosovë

Behrami: Pranimi i dokumenteve nga MUP-i serb në Gjykatën Speciale legjitimon krimet në Kosovë

“Info Nata”-30.07.2025

“Info Nata”-30.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X