TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHKK pezullon zyrtarin korrektues të Burgut të Dubravës, akuzohet për marrje ryshfeti nga një i burgosur

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
SHKK pezullon zyrtarin korrektues të Burgut të Dubravës, akuzohet për marrje ryshfeti nga një i burgosur

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës zyrtarin korrektues me inicialet D.Q., i angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit të ShKK-së, vendimi është marrë pas inicimit të procedurës disiplinore për dyshim për shkelje të rëndë disiplinore dhe do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, me vendim të Komisionit Disiplinor të datës 14.07.2026, është pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës zyrtari korrektues D.Q., i angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Institucioni thekson se masa është ndërmarrë pas fillimit të procedurës disiplinore.

“Vendimi është marrë pas inicimit të procedurës disiplinore për dyshim për shkelje të rëndë disiplinore dhe do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër”, thuhet më tej në njoftim.

Ky vendim vjen një ditë pasi Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ngriti aktakuzë ndaj D.Q., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar, dyshohet se gjatë periudhës qershor–gusht 2025, në tri raste të ndara, ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfitime në të holla nga një person i privuar nga liria.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional, duke respektuar njëkohësisht prezumimin e pafajësisë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, ruajtjen e integritetit institucional dhe trajtimin me seriozitet të çdo rasti që dyshohet për shkelje të detyrave zyrtare, duke respektuar njëkohësisht prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Tags: PezullimSHKKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Arrestohet një person në Viti, Policia i gjen AK-47 dhe pistoletë në shtëpi

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia ish-gruan bashkë me foshnjën, përfundon në mbajtje

Protestuesit largohen nga Prishtina, nisen drejt Pejës për protestën në mbështetje të drejtësisë për Arlinda Zekajn

Protestuesit largohen nga Prishtina, nisen drejt Pejës për protestën në mbështetje të drejtësisë për Arlinda Zekajn

Ndahet nga jeta vëllai i aktorit Agan Asllani, Tëvë1 shpreh ngushëllime

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla deklarohen për kërkesat për dorëheqje

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla deklarohen për kërkesat për dorëheqje

Sveçla: Raporti nxjerr në pah shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Sveçla: Raporti nxjerr në pah shkelje serioze të Policisë në rastin e Arlinda Zekajt

Gërvalla: Prokuroria ishte e njoftuar për kërcënimet ndaj Arlinda Zekajt, refuzoi hapjen e rastit për kanosje

Gërvalla: Prokuroria ishte e njoftuar për kërcënimet ndaj Arlinda Zekajt, refuzoi hapjen e rastit për kanosje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën