TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SHKK-ja pranohet në rrjetin evropian të burgjeve, “EuroPris”

nga teve1
8 muaj më parë
0
A A
SHKK-ja pranohet në rrjetin evropian të burgjeve, “EuroPris”

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se zyrtarisht është pranuar si anëtar i rrjetit prestigjioz evropian të burgjeve EuroPris.

Në njoftim thuhet se ky vendim shënon një pikë kthese për integrimin ndërkombëtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Një hap historik dhe arritje e jashtëzakonshme për sistemin korrektues të Kosovës: Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) zyrtarisht është pranuar si anëtar i rrjetit prestigjioz evropian të burgjeve EuroPris. Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka pranuar letrën zyrtare të konfirmimit për anëtarësimin. Ky vendim shënon një pikë kthese për integrimin ndërkombëtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke përforcuar pozicionin e tij si një institucion modern dhe i përkushtuar për standardet evropiane në sistemin e drejtësisë dhe atë korrektues”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se në letrën e tij zyrtare, drejtori ekzekutiv i EuroPris, Gustav Tallving, ka deklaruar se e mirëpresin ShKK-në në rrjetin e respektuar të shërbimeve korrektuese evropiane.

“Në emër të Bordit dhe Sekretariatit të EuroPris, kam kënaqësinë t’ju informoj se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në EuroPris është miratuar. Ne mirëpresim ngrohtësisht Shërbimin Korrektues të Kosovës në rrjetin tonë të respektuar të shërbimeve korrektuese evropiane, ku presim të forcojmë bashkëpunimin, shkëmbimin e njohurive dhe progresin e përbashkët në sektorin e burgjeve dhe provës”, ka thënë ai.

Anëtarësimi sipas njoftimit ofron mundësi të reja për Kosovën, duke përfshirë, shkëmbimin e praktikave më të mira, ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe avancimin e reformave në sistemin korrektues të Kosovës.

“EuroPris, si një platformë unike që lidh institucionet e burgjeve dhe atyre sprovuese në të gjithë Evropën, promovon standarde të larta, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Përmes këtij rrjeti, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të kontribuojë në ndarjen e përvojave dhe mësimeve të veta, duke përfituar gjithashtu nga praktikat më të mira të vendeve anëtare. Kjo arritje vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të palodhur të stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe mbështetjes së partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Përveç anëtarësimit në EuroPris, Kosova është gjithashtu edhe anëtare e International Corrections and Prisons Association (ICPA), duke përforcuar edhe më tej rolin e saj në arenën ndërkombëtare të sistemit korrektues. Ky është një hap madhor drejt drejtësisë dhe integrimit të Kosovës në strukturat ndërkombëtare”, theksohet në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X