TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shkëndija e pathyeshme, feston në Armeni

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shkëndija e pathyeshme, feston në Armeni

Shkëndija kualifikohet për në raundin e dytë kualifikues të Conference League, duke barazuar përballjen e kthimit skuadrën e Ararat Yerevan, ndërkohë që kishte fituar 2-0 në Shkup duelin e parë.

Në transfertën armene, kuqezinjtë ishin sërish dominues, por nuk arritën të shkonin më shumë se një barazim 2-2, edhe pse 45 minutëshin e parë e mbyllën në avantazhin e dy golave.

Tetovarët arritën që të zhbllokonin rezultatin që në minutën e dytë, teksa insistimi i Shalës e detyroi Juan Bravon që ta dërgonte në rrjetën e skuadrës së tij. Katër minuta pas golit vendasit shënuan, por anësori e anuloi golin për një pozicion të parregullt. Doriev dhe Guri ishin rrezik konstant për mbrojtjen e armenëve, ndërkohë që kapiteni Hasani ishte ai që organizonte çdo aksion, dalje apo kundërsulm.

Për golin e dytë Shkëndijës iu desh që të priste deri në shtesën e pjesës së parë. “Buba” harkoi saktë nga këndi, duke gjetur Gurin e harruar në shtyllën e dytë, i cili me kokë ndëshkoi vendasit. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë nga Tetova e ulën presionin, duke u lënë terren rivalëve që u karikuan dhe shënuan dy gola.

Katër minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Gor Malakyan shfrytëzoi një top të larguar jo mirë nga tetovarët, që solli dhe golin e parë për Ararat. Në të 79-ën ishte sërish Malakyan, ai i cili shfrytëzoi daljen jo të mirë të portierit Zahav dhe realizoi një gol të bukur, duke vendosur ekuilibrin.

Në minuta e mbetura rezultati nuk ndryshoi, me Shkëndijën që i gëzohet kualifikimit. Në raundin tjetër të Conference League, skuadra shqiptare do të përballet me letonezët e Valmieras.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nora Gjakova nis kapitull të ri: Kampionia olimpike bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë

Nora Gjakova nis kapitull të ri: Kampionia olimpike bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Për Kombëtaren e Kosovës në futboll, diskutohet edhe në Kuvend

Dyshime për dyshen kosovare të Hoffenheimit para përballjes me Mainzin

Dyshime për dyshen kosovare të Hoffenheimit para përballjes me Mainzin

Raphinha lëndohet me Brazilin, Barcelona ankohet ndaj FIFA-s

Raphinha lëndohet me Brazilin, Barcelona ankohet ndaj FIFA-s

Sulmet amerikano-izraelite godasin pjesë të ushtrisë së Irakut

Sulmet amerikano-izraelite godasin pjesë të ushtrisë së Irakut

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Kuvendi miraton shtatë marrëveshje ndërkombëtare, katër të propozuara nga VV-ja s’kalojnë

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im i mitur, jam munduar ta marr përgjegjësinë për ta shpëtuar atë

Rizvanolli dhe Zemaj debatojnë në Kuvend mbi çmimet dhe keqpërdorimet në sektorin e energjisë

Rizvanolli dhe Zemaj debatojnë në Kuvend mbi çmimet dhe keqpërdorimet në sektorin e energjisë

Nora Gjakova nis kapitull të ri: Kampionia olimpike bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë

Nora Gjakova nis kapitull të ri: Kampionia olimpike bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë

Kurti: Qytetarët po dezinformohen,  armiqtë tanë po gjejnë argatin brenda vendit

Kurti: Qytetarët po dezinformohen, armiqtë tanë po gjejnë argatin brenda vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën