TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkëmbim zjarri ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, çfarë deklaruan zyrtarët e dy shteteve

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shkëmbim zjarri ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, çfarë deklaruan zyrtarët e dy shteteve

Izraeli dhe Hezbollahu i Libanit filluan të dielën shkëmbimin e tyre më të rëndë të zjarrit pas disa muajsh sulmesh dhe kundërsulmesh, duke rritur frikën për një luftë të gjithanshme që mund të tërheqë Shtetet e Bashkuara, Iranin dhe grupet militante në të gjithë rajonin.

Nga mesi i mëngjesit, u duk se shkëmbimi i zjarrit kishte përfunduar, me të dyja palët që thanë se kishin synuar vetëm objektiva ushtarakë.

E menjëherë pas këtyre sulmeve, kryeministri në detyrë i Libanit Najib Mikati thirri një takim urgjent të ministrave  në rezidencën e tij.

Pas takimit, ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Tregtisë në Liban  Amin Salam tha se ai beson se situata po shkonte drejt një de-përshkallëzimi.

“Të dyja palët kanë njoftuar se sulmet nga të dyja drejtimet kanë përfunduar me sukses, siç thuhet në raportet e ushtrisë nga të dyja palë. Kjo do të thotë se ato kanë përfunduar. Po ashtu bisedimet në Kajro po vazhdojnë sot dhe do të vazhdojnë edhe nesër. Besoj se po shkojmë drejt një de-përshkallëzimi në konfliktin ushtarak”, tha ai.

Megjithatë, Nasser Yassin, ministri në detyrë i Mjedisit, tha se qeveria është gjithashtu e përgatitur për një përshkallëzim të mundshëm.

“Çfarë do të ndryshojë? Ne kemi përgatitur skenarë për të simuluar të gjitha situatat e mundshme, duke përfshirë zgjerimin e sulmeve. Tani për tani, numri i njerëzve të zhvendosur nuk është rritur, dhe sulmet që ndodhën në agim ishin në lugina dhe male. Por sigurisht, nëse sukmet zgjerohen ne jemi të gatshmëm të aktivizohemi, u shpreh ai.

Autoritetet libaneze thanë se sulmet izraelite vranë tre persona, ndërsa nuk pati raportime për viktima nga pala izraelite.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjatë ditës se veprimi i Izraelit kundër lëvizjes Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban “nuk është fundi i historisë”.

Ndërkohë, SHBA-ja dhe ndërmjetësuesit e tjerë e shohin një armëpushim në Gaza si çelësin për të shmangur një  konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë sulmet ndaj Izraelit nëse ka një armëpushim në Gaza./Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Një grup qytetarësh në Tiranë vijon protestën para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Një grup qytetarësh në Tiranë vijon protestën para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, Mickoski kundërshton

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut kërkojnë provimin 100% në shqip, Mickoski kundërshton

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Aleanca propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

FFK me bileta shtesë në shitje, tifozët e Izraelit nuk udhëtojnë

FFK me bileta shtesë në shitje, tifozët e Izraelit nuk udhëtojnë

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Futsall, Kosova kërkon revanshin ndaj Italisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën