TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkëmbim zjarri Liban – Izrael

Grupi libanez Hezbollah tha se të enjten ka gjuajtur raketa në fshatin izraelit të Manaras dhe se Izraeli i është përgjigjur me zjarr artilerie në periferi të Mais al Jabal. Ky shkëmbim zjarri paraqet përshkallëzimin më të keq të dhunës në kufi që 17 vjet.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shkëmbim zjarri Liban – Izrael

Zjarr dhe tym u pa në Libanin jugor pranë kufirit me Izraelin të enjten.

Kjo pasi grupi libanez Hezbollah dhe Izraeli vazhduan të përplaseshin përgjatë kufirit.

Hezbollah konfirmoi se gjatë ditës ka gjuajtur raketa në fshatin izraelit të Manaras dhe se Izraeli i është përgjigjur me zjarr artilerie në periferi të Mais al Jabal, shkëmbim artileri i cili paraqet përshkallëzimin më të keq të dhunës në kufi që 17 vjet.

Ndërkohë raportohet se Izraeli ka evakuuar tashmë qytetarët të cilët banonin brenda dy kilometrave nga kufiri i tij me Libanin.

Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe paralajmëruan qytetarët e tyre që të largohen nga Libani në rast të përkeqësimit të raporteve mes dy fqinjëve.

Që nga fillimi i luftës Hamas-Izrael, përleshje sporadike kanë shpërthyer në kufirin midis Hezbollahut dhe grupeve të armatosura palestineze në Liban nga njëra anë dhe forcave izraelite nga ana tjetër, me frikën e një lufte më të gjerë nëse Hezbollahu hyn plotësisht në përleshje.

Hezbollahu, i cili luftoi me Izraelin në vitin 2006 thotë se 13 luftëtarë të tij janë vrarë deri më tani në shkëmbimet ndërkufitare që janë ndezur që nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamasi sulmoi Izraelin jugor dhe forcat izraelite nisën një kundërofensivë në Gaza.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Hezbollahun të qëndrojë jashtë konfliktit Izrael- Hamas.

Ndërkohë Presidenti amerikan, Joe Biden do ta mbajë një fjalim para kombit, pas mesnate, dhe fokusi pritet të jetë në Ukrainë dhe përkeqësim të situatës së sigurisë në botë.

Ai pritet ta përmendë edhe luftën mes Izraelit dhe Hamasit, teksa përgatitet t’ia kërkojë Kongresit amerikan 100 miliardë dollarë si fonde, pjesa më e madhe e të cilave pritet të ndahet për Kievin./Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump e kërkon Grenlandën, thotë se është “thelbësore” për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Trump paralajmëron bisedë me liderin tajvanez për armët, reagon Kina

Rreth një milion palestinezë mbeten pa ujë në zonën që Izraeli e ka caktuar si “të sigurt”

Të gjithë aktivistët e flotiljes drejt Gazës janë liruar para deportimit, thotë grupi izraelit

Rutte paralajmëron Rusinë: NATO do t’i përgjigjet fuqishëm çdo agresioni ndaj aleatëve

Rutte paralajmëron Rusinë: NATO do t’i përgjigjet fuqishëm çdo agresioni ndaj aleatëve

Irani paralajmëron Evropën: Bashkimi me SHBA dhe Izraelin do të konsiderohet një akt lufte

Irani thotë se ka marrë “pikëpamjet” e SHBA-së përmes Pakistanit dhe po i shqyrton ato

​Nderohet veprimtaria e Alush Gashit – figura e urtësisë dhe përkushtimit ndaj Kosovës

​Nderohet veprimtaria e Alush Gashit – figura e urtësisë dhe përkushtimit ndaj Kosovës

Rasti “Dehari”, dorëzohet ankesë në Speciale për Bashën

Rasti “Dehari”, dorëzohet ankesë në Speciale për Bashën

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Motoçikleta godet tre këmbësorë në Prishtinë, të lënduarit marrin tretman mjekësor

Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti në Vushtrri

Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti në Vushtrri

​“Sot po ju respektojmë”, PSD “rikthehet” te LVV – i fton për debat

​“Sot po ju respektojmë”, PSD “rikthehet” te LVV – i fton për debat

Edhe një i lënduar në vend të punës, vushtrriasi bie nga objekti në ndërtim e sipër

Trump e kërkon Grenlandën, thotë se është “thelbësore” për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Trump paralajmëron bisedë me liderin tajvanez për armët, reagon Kina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën