Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci është shkarkuar nga detyra e tij, shkruan teve1.info.
Pro shkarkimit të tij votuan 33 asamblistë me votë të fshehtë.
Në votim morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re.
Derisa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama iu kishte bërë thirrje asamblistëve të Prishtinës që të mos votohet shkarkimi i kryesuesit te Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajqinovci.
Sipas tij, ky votim ka për qëllim rrëmbimin e pushtetit të kryeqytetit./teve1.info./