Vazhdojnë telashet thuajse të pabesueshme me infrastrukturë në sportin kosovar. Për shkak të ftohtit të madh në palestrën në Suharekë, nuk po luhet ndeshja në mes të Bashkimit dhe Pejës.
Ndeshja është dashur të fillojë në ora 17:00, por lojtarët e Pejës kanë refuzuar të luajnë për shkak të temperaturës shumë të ultë. Ndeshja është shtyrë, ndërsa me shumë gjasa do të luhet nesër. Bashkimi po luan në Suharekë për shkak të punimeve në palestrën në Prizren.