TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shiu shkakton vështirësi, mbyllet rruga Ferizaj – Prishtinë

Shkak i pranisë së madhe të ujit, një nga rrugët që ishte goxha problematike ishte edhe ajo nacionale Ferizaj – Prishtinë. E njëjta u mbyll sot plotësisht për qarkullim.

by TËVË 1
2 muaj ago
1 0
A A

Uji ka mbushur rrugën në segmentin e rrugës nacionale Prishtinë – Ferizaj.

Veturat përpiqen të kalojnë pjesët më të thella të përmbytjes, duke e bërë kalimin të rrezikshëm.

Kësisoj, Ministria e Infrastrukturës mori vendim të shtunën që kjo rrugë të mbyllet për qarkullim.

Lajmin e dhanë Policia e Kosovës në një njoftim në Facebook.

“Shkaku i pranisë së madhe të ujit në rrugë, në një segment të rrugës nacionale Ferizaj – Prishtinë, ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve, për shkak të sasisë së madhe të ujit. Qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe orientohet përmes autostradës. Ky veprim është ndërmarrë si masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe parandalimin e rrezikut në trafik”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi bëri të ditur se në autostradën “Ibrahim Rugova” është regjistruar rrëshqitje e dheut, ndërsa autoritetet kanë nisur punimet për sanimin sa më të shpejtë, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal.

Durmishi ka njoftuar se po ashtu te nënkalimi në Mazgit, në drejtim të autostradës, ka grumbullim të ujit si pasojë e bllokimit të kanalit atmosferik, ku gjithashtu po punohet në zhbllokimin e rrugës.

“Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë – Gjurgjicë, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë. Ekipet tona janë duke ndërhyrë në sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal. Në rrugën Zhur–Dragash kemi lëvizje të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalizimi përkatës dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet në një shirit”.

E nga reshjet e dendura të shiut nuk shpëtuan lehtë komunat në gjithë vendin.

Edhe në Gjilan, u krijua vështirësi për qarkullim.

Kështu, Komuna u kërkoi qytetarëve që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rama: Me Qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve

Rikthimi i mbledhjeve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, vlerëson si lajm i mirë

PDK mban konferencë për media

A ka një emër opozita për president?- Tahiri thotë se PDK është e gatshme të nxjerrë një emër

Promovohet libri për Adem Demaçin –  Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Promovohet libri për Adem Demaçin – Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Drita eliminohet nga Celje

Drita eliminohet nga Celje

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rama: Me Qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve

Rikthimi i mbledhjeve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, vlerëson si lajm i mirë

Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Evropës

Rama propozon ndryshime në Qeveri, largohen Balluku e Spiropali

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Herolind Shala prezantonet te Feronikeli ’74

Herolind Shala prezantonet te Feronikeli ’74

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën