TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shihet i nevojshëm ndryshimi i Kodit Penal

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Shihet i nevojshëm ndryshimi i Kodit Penal

E para e shtetit, Vjosa Osmani ka mbledhur sot në takim krerët e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë pas vrasjes së dy grave brenda pak ditëve. Presidentja Osmani tha se e nevojshme është që të ketë ndryshime në Kodin Penal, derisa ministrja Albulena Haxhiu nuk e mohoi mundësinë e krijimit të një taskforce për trajtimin e dhunës ndaj grave.

Vrasja e dy grave brenda një jave ka alarmuar institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

Reklamë

Për të diskutuar mbi hallkën brenda këtyre institucioneve, e para e shtetit, Vjosa Osmani takoi të martën ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Aty u tha se e nevojshme është te ketë ndryshime në Kodin Penal.

“Në takim, Presidentja Osmani shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me trendin alarmues të vrasjes së grave dhe nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kanë detyrim kushtetues që ta mbrojnë jetën e qytetarëve tanë. Përgjatë takimit u diskutua edhe nevoja e rritjes së ndëshkimeve e poashtu për ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal”, kanë deklaruar nga Presidenca e Kosovës.

E ministri Sveçla e drejtori i Policisë, Hoxha, gjatë ditës ishin pjesë edhe e një takimi të thirrur nga ministrja Haxhiu.

Pas takimit, e para e MD-së tha se disa nga institucionet që kanë për detyre t’i mbrojnë gratë, sipas saj kanë dështuar.

“E vetëdijshme jam që shumë prej institucioneve që kanë përgjegjësi për të mbrojtur jetën e vajzave dhe grave kanë dështuar ta bëjnë atë – për shkak të mosveprimeve apo veprimeve të gabuara të tyre. Prandaj duhet t’i thërrasim në përgjegjësi çdo institucion”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu u shpreh se që nga paslufta janë 99 gra të vrara nga partnerët e tyre, derisa theksoi faktin se në baza mujore pranohen mbi 200 raportime për dhunë.

Derisa sipas saj, e nevojshme është që të adresohet secili lëshim në procedurë të rregullt i dhunuesve.

“Të adresohet secili lëshim që lidhet me lëshime në procedura të rregullta, të lëshohet udhëzues detyrues nga kryeprokurori i shtetit, që kur ka dyshime për dhunë në familje, të mos ketë lëshime në procedurë të rregullt, pasi shteti dhunuesin po e shndërron në vrasës, kur e sheh që po ledhatohet nga sistemi do ta përsërisë sërish. Në asnjë nga rastet e dhunës në familje nuk është shqiptuar dënimi maksimal”, është shprehur Haxhiu.

Ministrja Haxhiu nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një taks force për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave, por edhe bëri të ditur se dorëheqja e saj nuk e zgjidh këtë problem.

Pjesë e takimit të thirrur nga Haxhiu ishin edhe zëvendëskryeprokurori i shtetit Agron Qalaj, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe anëtari i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku.

Gresa Bardhecaj

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aliaj: Sulmet ndaj Labanit, lojë politike kundër Gjykatës Kushtetuese

Aliaj: Sulmet ndaj Labanit, lojë politike kundër Gjykatës Kushtetuese

Drenori: Nëse VV nuk formon Qeverinë, alternativa e vetme janë zgjedhjet

Drenori: Nëse VV nuk formon Qeverinë, alternativa e vetme janë zgjedhjet

Partitë shqiptare bashkohen për zgjedhjet lokale në Graçanicë

Partitë shqiptare bashkohen për zgjedhjet lokale në Graçanicë

Thirrjet për vrasje të shqiptarëve, Kim Mehmeti: Shumica e maqedonasve mendojnë kështu

Thirrjet për vrasje të shqiptarëve, Kim Mehmeti: Shumica e maqedonasve mendojnë kështu

Aliaj: Sulmet ndaj Labanit, lojë politike kundër Gjykatës Kushtetuese

Aliaj: Sulmet ndaj Labanit, lojë politike kundër Gjykatës Kushtetuese

Drenori: Nëse VV nuk formon Qeverinë, alternativa e vetme janë zgjedhjet

Drenori: Nëse VV nuk formon Qeverinë, alternativa e vetme janë zgjedhjet

PSG-ja fituese e Superkupës me përmbysjen e madhe ndaj Tottenhamit

PSG-ja fituese e Superkupës me përmbysjen e madhe ndaj Tottenhamit

Prifti rus viziton Shqipërinë?!

Prifti rus viziton Shqipërinë?!

“Info Nata”- 13.08.2025

“Info Nata”- 13.08.2025

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Habit Gjesti, një problem po e mban larg projekteve të reja

Elon Musk kërcënon të padisë Apple, çfarë ka ndodhur?

Elon Musk kërcënon të padisë Apple, çfarë ka ndodhur?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X