Me flamujt kuqezi u nisen drejt sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në këtë formë, qytetarët të shumtë nga e gjithë Kosova të premten iu përgjigjën thirrjes së organizatave të dala nga lufta.
Krejt kjo për protestën gjithëpopullore, pas aktgjykimit dënues ndaj ish-katërshes së UCK-së në Hagë.
Por, para se gjithçka të niste, pati një përplasje verbale mes disa veteranëve dhe zyrtarëve policor.
Sjellja e këtyre të fundit me Aida Dërgutin, nuk u pëlqeu veteranëve.
E para qytetarëve, doli Altin Krasniqi.
Ky i fundit vetëm dy ditë më parë, ndoqi nga afër aktgjykimin ku babait të tij, ish-zëdhënësit të UCK-së, Jakup Krasniqit, iu shqiptuan 25 vite burgim.
“Le ti lëmë anash dallimet tona politike, duhet të bashkohemi dhe të kërkojmë rrugën ligjore që garanton një proces të drejtë dhe të paanashëm dhe bazuar në provat të besueshëm. Lufta për drejtësi nuk duhet të jetë luftë e një familje nuk duhet të jetë luftë e një partie, është përgjegjësi e gjithë neve”, deklaroi Altin Krasniqi.
E masës iu drejtuan edhe organizatorët e protestës gjithëpopullore edhe kreu i OVL e UCK-së, Hysni Gucati, i cili kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
“Në vend që Donika Gërvalla del e të jep një deklaratë një padrejtësi që është bërë ndaj çlirimtarëve tonë, ndaj Hashim Thacit, Kadri Veslit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Calit, Pjetrit ajo sot heshtë.. Ne e dimë që Gëravlla ka deponuar dokumentacione në Hagë, ne e dimë që Liburn Aliu ka folur në paralemntin e Kosovës ne i thojëm Albin Kurtit që nga sot të i përjashtojë këta njerëz nga Qeveria”, deklaroi Gucati.
Gjatë protestës organizatorët i paraqitën katër kërkesat e tyre.
“Kërkesa numër një, shfuqizim ose ndryshim i ligjit për dhomat e Specializuara…Kërkesa numër dy shkarkimi i ministres së drejtësisë, Donika Gërvalla. Kërkesa numër tre mbështetje e pakushtëzuar dhe fonde të mjaftueshme që iu duhet krerëve të UCK-së. Kërkesa e fundit angazhimi i ekspertëve më të mirë për mbrojtjen e krerëve të UCK-së”, tha Flaka Fazliu nga organizatorët.
Protesta që nisi në ora 12:00, përfundoi pas një orë e qetë dhe pa ndonjë pa ndonjë incident.





