TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

by Lindrit Zejnullahu
4 muaj ago
0 0
A A

Në qendrën e qytetit të Malishevës janë duke u realizuar disa punime.

Aty sheshi i kësaj komune është duke u shndërruar në një formë tjetër, për çka ka ngjallur edhe reagime.

Asamblisti opozitar, Valon Krasniqi thotë se mosrealizimi i punimeve në formën e duhur ka shkaktuar zvarritje të punimeve.

Ai potencon se është dëmtuar edhe rrjedha e lumit ku tashmë kundërmon edhe një erë e rëndë për qytetarët.

VALON KRASNIQI – ASAMBLIST NGA PARTIA “GUXO” NË MALISHEVË 00:32 – 01:01

“Te fenomenet negativ siç janë punimet ku po shohim që produktiviteti i punimeve është zero. Po ashtu, ndoshta keni parë aty edhe gjendjen e lumit se në çfarë gjendje është dmth aty në pjesën e sheshit të Malishevës dhe dje e kam ngritë si shqetësim dhe kam qenë drejtpërdrejt aty ku në të njëjtën kohë kërkoj nga Drejtoria përkatëse që sa më shpejt dhe urgjentisht të merr masa sepse me të vërtetë ajo nuk i ka hije Komunës së Malishevës”, tha Krasniqi.

Sipas tij, ka një arsye se pse ka këso vonesa në punimet që po kryhen në këtë qytet.

“Sepse dihet edhe forma se si dmth kompanitë e ndryshme i fitojnë tenderët. Pastaj nuk ka kurrfarë kontrolli të punimeve ku ne i kemi parë ne nuk jemi kundër zhvillimit të Malishevës ashtu siç e paraqesin në këtë rast qeverisja si Malisheva urbane por në të njëjtën kohë jemi që punimet dhe efikasiteti normal të jetë në nivel shumë më të lartë”, tha asamblisti nga Partia Guxo.

Por nga niveli lokal, i mohojnë akuzat e opozitës pasi thonë se punimet po kryhen në afate të caktuara.

“Nuk e kanë hallin opozita në moskryerjen e punimeve por halli është se pse po përfundojnë punimet… Projekti ‘Sheshi i Dëshmorëve’ që e rregullon edhe infrastrukturën nëntokësore, parkingjet nëntokësore nënkalimet për automjete dhe për këmbësorë njëkohësisht edhe pjesën tjetër të sheshit normalisht ka qenë një projekt tri-vjeçar i cili në bazës të planit dimanik po thuajse jemi shumë para kohe sepse në bazë të kontratës që e kemi ky projekt duhet të përfundojë në mars të vitit 2026”, tha drejtori i Urbanizimit në Malishevë, Ahmet Morina.

Drejtori i Urbanizmit thotë se këto deklarime nga kundërshtarët politikë po bëhen për shkak se zgjedhjet lokale tashmë janë afër.

“Janë zgjedhjet lokale dihet se në vjeshtë do të mund të mbahen zgjedhjet lokale dhe normalisht opozita mundohet nëse mundet ndonjë votë rastësisht në bazë të këtyre deklarimeve. Mirëpo këta janë të vetdijshëm që përfundimi i këtij projekti do të përfundojë edhe fushata zgjedhore në Malishevë”, tha Morina.

Ai premtoi se problemi i kundërmimit në këtë lum do të zgjidhet shumë shpejt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis shpërndarja e materialit zgjedhor, mbi 3.6 milionë fletëvotime dërgohen nëpër komuna

Nis shpërndarja e materialit zgjedhor, mbi 3.6 milionë fletëvotime dërgohen nëpër komuna

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Policia gjen drogë, armë e municion në Prizren, arrestohen pesë persona

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Një i arrestuar për rrëmbim në Gjilan, viktima arrin të largohet

KQZ gati për zgjedhjet e nesërme: Kamera sigurie në çdo vendvotim

KQZ gati për zgjedhjet e nesërme: Kamera sigurie në çdo vendvotim

Juventusi vendos për blerjen e Opendas

Juventusi vendos për blerjen e Opendas

Superliga e Femrave vazhdon sot, luhen të gjitha ndeshjet në një vend

Superliga e Femrave vazhdon sot, luhen të gjitha ndeshjet në një vend

Gripshi nuk luan me Serbinë, Sylvinho e dërgon në tribunë

Gripshi nuk luan me Serbinë, Sylvinho e dërgon në tribunë

UEFA heton Mirlind Dakun dhe FSHF-në

Daku, udhëheq sulmin e Shqipërisë ndaj Serbisë

Nis shpërndarja e materialit zgjedhor, mbi 3.6 milionë fletëvotime dërgohen nëpër komuna

Nis shpërndarja e materialit zgjedhor, mbi 3.6 milionë fletëvotime dërgohen nëpër komuna

Sllovenët insistojnë se humbën dy pikë në Prishtinë

Sllovenët insistojnë se humbën dy pikë në Prishtinë

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Policia gjen drogë, armë e municion në Prizren, arrestohen pesë persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën