TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sheqeri – si ta përdorni për mbylljen e plagëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sheqeri – si ta përdorni për mbylljen e plagëve

Gjyshet shqiptare e kanë gjithmonë një këshillë holistike për çdo problem shëndetësor.

Për të djegurat, rekomandojnë gjizën, për dhimbjet e dhëmbit rakinë, për dhimbjen e veshit vajin e ullirit e kështu me radhë.

Kur vjen puna tek lëndimet më të thella fizike që shoqërohen me gjakderdhje, rekomandimi kryesor është sheqeri.

Ai rekomandohet sepse përthith të gjithë lagështinë e plagës e cila lejon lulëzimin e baktereve.

Mungesa e tyre përshpejton shërimin e plagëve.

Deri në vitin 2009, përdorimet e sheqerit për lëndime të tilla fizike janë konsideruar nga mjekët si legjendë urbane ndonëse ai është përdorur prej shekujsh.

Në spitalet e Britanisë së Madhe u kryen disa prova për të parë nëse sheqeri mund të trajtojë plagët dhe të lehtësojë dhimbjet.

Në përfundim të tyre, u zbulua se trajtimi me sheqer ishte i suksesshëm dhe plagët shëroheshin më shpejt me sheqer se me antibiotikë.

Si të përdorësh sheqerin për të ndalur gjakderdhjen

Pastrojeni plagën mirë me sapun dhe ujë të bollshëm, thajeni me peshqir dhe sigurohuni që të jetë e pastër.

Më pas hidhni direkt sheqer mbi plagë dhe sigurohuni që ajo të jetë plotësisht e mbuluar.

Nëse plaga është shumë e madhe, lyejeni si fillim me mjaltë dhe më pas hidhni sheqer sipër.

Mjalti do të mbajë sheqerin dhe do të përthithë të gjitha vlerat shëruese.

Më pas mbështilleni plagën me një fasho e cila do të parandalojë bakteret.

I gjithë procesi duhet përsëritur një herë në ditë.

Shërimi i plagëve me sheqer është i ngadaltë dhe në disa raste, kur plagët janë me të vërtetë të rënda, mund të duhen disa muaj të tërë.

Megjithatë, ndikimi i menjëhershëm është se dhimbja pushon dhe ndjesia bezdisëse e pulsimit largohet.

Nga testet që kanë kryer mjekët në Britaninë e Madhe kanë zbuluar se sheqeri është efikas edhe në rastin e amputimit të gjymtyrëve duke ndihmuar njerëzit e prekur nga një tragjedi e tillë, të shërohen më shpejt.

Mjekët thonë se ky element i mjekësisë popullore që aplikohet në shumë vende të botës, është shumë premtues dhe madje përbën një sfidë të madhe ndaj mjekësisë modern. /AgroWeb.org/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Treguesit se keni mungesë kalciumi

Treguesit se keni mungesë kalciumi

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Bayerni barazon me Arsenalin

Bayerni barazon me Arsenalin

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën