TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shënohet Java e Imunizimit në Kosovë, theksohet rëndësia e vaksinimit në çdo moshë

by teve1
1 orë ago
0
A A
Shënohet Java e Imunizimit në Kosovë, theksohet rëndësia e vaksinimit në çdo moshë

Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF, kanë shënuar Javën e Imunizimit, duke ritheksuar rëndësinë e vaksinimit si një ndër shtyllat kryesore të mbrojtjes së shëndetit publik në vend.

Motoja e këtij viti, “Vaksinat mbrojnë në çdo moshë”, sipas institucioneve, pasqyron nevojën që imunizimi të shihet si një proces i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës, nga lindja deri në moshën e rritur.

Në njoftim theksohet se vaksinimi mbetet një nga ndërhyrjet më të suksesshme dhe me kosto-efektive në shëndetin publik, duke parandaluar sëmundje të rënda, komplikime dhe vdekje, si dhe duke kontribuar në krijimin e imunitetit kolektiv në komunitet.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të fundit është shënuar një përmirësim i dukshëm në mbulueshmërinë me vaksinimin bazë për fëmijët e moshës 0–1 vjeç.

“Gjatë vitit të fundit, programi i vaksinimit në Kosovë ka shënuar përmirësim në vaksinimin bazë (0–1 vjeç), me rritje të dukshme krahasuar me vitet paraprake. Ky progres dëshmon besimin e rritur të qytetarëve në sistemin shëndetësor dhe përkushtimin e institucioneve në ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe të qasshme të imunizimit”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka cilësuar vaksinimin si një investim strategjik për të ardhmen e vendit, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë të punojnë për forcimin e sistemit të imunizimit.

“Vaksinimi është një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve dhe në të ardhmen e vendit tonë. Ne do të vazhdojmë të forcojmë sistemin e imunizimit, duke siguruar që çdo qytetar të ketë qasje të barabartë dhe të sigurt në vaksina cilësore”, ka deklaruar Vitia.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se nga viti 2024, programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme, përfshirë integrimin e tri vaksinave të reja në kalendarin e rregullt të vaksinimit.

Një zhvillim i rëndësishëm është edhe zgjerimi i vaksinimit kundër HPV-së (Human Papilloma Virus), i cili tashmë përfshin edhe djemtë, si dhe rritja e kufirit të moshës për vaksinim deri në 26 vjeç.

“Një zhvillim i veçantë është zgjerimi i vaksinimit kundër HPV-së, tashmë edhe për djemtë si dhe rritja e kufirit të moshës për vaksinim deri në 26 vjeç, në përputhje me evidencën shkencore dhe praktikat ndërkombëtare, me qëllim uljen e rrezikut nga kanceret e lidhura me HPV”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, pavarësisht progresit, institucionet paralajmërojnë për sfida të vazhdueshme, veçanërisht rënien e mbulueshmërisë me vaksinën MMR (fruthi, shytat dhe rubeola), e cila mund të rrisë rrezikun për shpërthime të sëmundjeve të parandalueshme.

Në këtë drejtim, Drejtoresha ekzekutive e IKShPK-së, Ardita Baraku, u ka bërë thirrje qytetarëve për mobilizim dhe përgjegjësi të përbashkët.

“Çdo dozë e papërfunduar rrit rrezikun për rikthimin e sëmundjeve që mund të parandalohen me vaksinë, ndaj është shumë e rëndësishme që prindërit dhe komuniteti të bazohen në informacione të sakta dhe të sigurojnë vaksinimin në kohën e duhur të fëmijëve të tyre. Prandaj, i ftojmë prindërit, të rinjtë dhe të gjithë qytetarët që të informohen nga burime të besueshme dhe të shfrytëzojnë shërbimet e vaksinimit”, ka theksuar Baraku.

Institucionet kanë shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, ka theksuar rëndësinë e arritjes së fëmijëve të pavaksinuar.

“Për të mbyllur boshllëqet me vaksinim, është thelbësore të arrihen fëmijët e pavaksinuar dhe ata me vaksinim jo të plotë. Së bashku me IKShPK-në, UNICEF-i është duke zbatuar një fushatë të vaksinimit plotësues për të vaksinuar 1,000 fëmijë të cilët mbeten të cenueshëm ndaj sëmundjeve ngjitëse”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli, ka nënvizuar ndikimin global të vaksinimit ndër vite.

“Gjatë 50 viteve të fundit, falë vaksinimit, miliona jetë janë shpëtuar duke ndikuar drejtpërdrejt në rënie prej 40% të vdekshmërisë së foshnjeve në mbarë botën. Ky progres i jashtëzakonshëm dëshmon fuqinë e vaksinimit për të mbrojtur jetë dhe për të ndërtuar shoqëri më të shëndetshme”, është shprehur ajo.

Në përfundim, institucionet bëjnë thirrje për angazhim të përbashkët të qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë, duke theksuar se imunizimi mbetet një përgjegjësi kolektive dhe një investim i domosdoshëm për një të ardhme më të sigurt.

“Vaksinat shpëtojnë jetë. Imunizimi është përgjegjësi e përbashkët. Së bashku për një të ardhme më të shëndetshme”, thuhet në fund të njoftimit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

DASH mund të kërkojë nga aplikantët për vizë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

DASH falënderon Kosovën për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste

Lushaku-Sadriu: Eliot Engel, zëri i fuqishëm i lirisë dhe mbështetësi i palëkundur i Kosovës

Lushaku-Sadriu: Eliot Engel, zëri i fuqishëm i lirisë dhe mbështetësi i palëkundur i Kosovës

Çitaku: Eliot Engel, zëri që mbështeti Kosovën në ditët më të errëta të okupimit

Çitaku: Eliot Engel, zëri që mbështeti Kosovën në ditët më të errëta të okupimit

Institucionet dështuan në trajtimin e rastit të pesëvjeçarit nga Lipjani, ende asnjë masë konkrete

Institucionet dështuan në trajtimin e rastit të pesëvjeçarit nga Lipjani, ende asnjë masë konkrete

Donjeta Sadiku sot në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit

Donjeta Sadiku sot në ring për medalje në Kupën Botërore të Boksit

DASH mund të kërkojë nga aplikantët për vizë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

DASH falënderon Kosovën për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste

Arda Guler humb sezonin por do të rikthehet me kohë për Kupën e Botës

Arda Guler humb sezonin por do të rikthehet me kohë për Kupën e Botës

La Liga ia uron ditëlindjen Vedat Muriqit

La Liga ia uron ditëlindjen Vedat Muriqit

Lushaku-Sadriu: Eliot Engel, zëri i fuqishëm i lirisë dhe mbështetësi i palëkundur i Kosovës

Lushaku-Sadriu: Eliot Engel, zëri i fuqishëm i lirisë dhe mbështetësi i palëkundur i Kosovës

Çitaku: Eliot Engel, zëri që mbështeti Kosovën në ditët më të errëta të okupimit

Çitaku: Eliot Engel, zëri që mbështeti Kosovën në ditët më të errëta të okupimit

29-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gjakovë, ishte futbollist

29-vjeçari që vdiq tragjikisht në Gjakovë, ishte futbollist

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën