TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar

by TËVË 1
3 muaj ago
1
A A
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar

Me moton “Personat e moshuar nxisin veprimin lokal dhe global: ASPIRATAT, MIRËQENIA DHE TË DREJTAT TONA”, sot shënohet dita ndërkombëtare e personave të moshuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajti një takim me persona të moshuar ku u diskutua për rëndësinë e personave të moshuar në shoqëri. Me mesazhe si “ Energjia e të rinjve dhe përvoja e të moshuarve krijojnë ekuilibrin e së ardhmes” dhe “Të kujdesemi për ata qe dikur kujdeseshin për ne është mirënjohje dhe nder”, përfaqësues të IKSHPK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizata jo-qeveritare treguan rëndësinë e kujdesit të duhur për të moshuarit.

Ardita Baraku, drejtoreshë e IKSHPK u shpreh se angazhimi social është kyç për ndikimin pozitiv në jetën e personave të moshuar.

“Të nderuar, ju persona të moshuar, kjo është dita juaj kur ne reflektojmë mbi kontributin tuaj, jemi mirënjohës për kontributin tuaj dhe e përsërisim përkushtimin dhe angazhimin tonë për jetë të mirë për këtë brez të shoqërisë. Moshimi i popullsisë është një trend në nivel global dhe llogaritet që deri në vitin 2050 në nivel botëror popullata mbi 65 vjeçe do të përbëj 17% të popullsisë dhe këtij trendi nuk i shmanget as Kosova sepse edhe tek ne është konstatuar numër më i madh i të moshuarve në regjistrimin e fundit të popullsisë në krahasim me regjistrimin e kaluar. Kjo do të thotë se duhet bërë angazhime shtesë për kujdes shëndetësor të përshtatur për nevojat e të moshuarve, për mbrojtje sociale të përshtatur për ta, për ndërmjetësim, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet brezash në mënyrë që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit ashtu si mundemi dhe mbi të gjitha mbindërtimin e politikave që do të ndikojnë në shëndetin publik, në një mirëqenie dhe një jetëgjatësi të të moshuarve”, tha ajo.

Shaban Osmanaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë tha se Ministria e Shëndetësisë së bashku me Qeverinë e Kosovës mbeten të dedikuar në garantimin e kujdesit cilësor për qytetarët e moshuar.

“Sot është dita për të shprehur respektin dhe mirënjohjen tonë për ata që kanë dhënë shumë për këtë vend, por edhe dita për të marrë hapa të guximshëm për të siguruar që të drejtat dhe aspiratat e tyre të mos mbesin vetëm fjalë, por të kthehen në realitet të prekshëm. Në ditën ndërkombëtare të personave të moshuar, i bashkohemi gjithë botës për të vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të tyre në shoqërinë tonë, pra siç e thashë, sipas të dhënave të vitit 2024, 11% e popullsisë janë mbi moshën 65 vjeçare, një rritje dukshëm me vitin 2011, që na obligon të forcojmë politikat dhe kujdesin shoqëror dhe social ndaj tyre. Motoja e këtij viti na kujton se të moshuarit nuk janë vetëm kujdestarë të të kaluarës, por edhe udhërrëfyes të së ardhmes. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë mbeten të përkushtuar të garantojnë kujdes cilësor, dinjitet dhe jetë aktive për çdo të moshuar në Kosovë, andaj në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, më lejoni të uroj gëzuar këtë ditë”, tha Osmanaj.

Kurse Visare Mujko Nimani, shefe e zyrës së UNFPA, tha se të drejtat e personave të moshuar, e sidomos atyre me aftësi të kufizuara duhet mbrojtur përmes zhvillimit dhe forcimit të ligjeve.

“Kjo ditë na kujton se moshimi është një proces i përbashkët. Të gjithë ne jemi duke shkuar drejtë saj dhe secili ka të drejtë të jetojë me dinjitet, shëndet dhe mundësi të barabarta. Motoja e këtij viti na fton të reflektojmë për rolin e të moshuarve si forca aktive e shoqërisë sonë. Ata nuk janë vetëm përfitues të shërbimeve por bartës të përvojës, kujdestarë të traditës dhe mbështetje të familjeve tona. Megjithatë, duhet të theksojmë veçanërisht gjendjen e personave të moshuar me aftësi të kufizuara, të cilët përballen me barriera edhe më të mëdha në qasje në shërbime shëndetësore, diskriminim të dyfishtë dhe shpesh mungesë të mbështetjes së duhur. Këto pengesa nuk mund t’i injorojmë më, shëndeti publik ka rol vendimtar, shërbime parandaluese, vaksinimi dhe kujdesi afatgjatë duhet të jenë të qasshme për të gjithë kudo që jetojnë. Prandaj ne duhet të zhvillojmë dhe forcojmë shërbime me kujdes të specializuar për të moshuarit me theks në parandalim, rehabilitim dhe kujdes afatgjatë”, tha ajo, shkruan KP.

Dita e të moshuarve mbahet tradicionalisht tash e 13 vite.

Tags: Ardita BarakuDita Ndërkombëtare e Personave të MoshuarIKSHPKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Për herë të parë shtatë meshkuj me kancer të gjirit, mbi 2 mijë raste të reja në Onkologji gjatë 2025

​Për herë të parë shtatë meshkuj me kancer të gjirit, mbi 2 mijë raste të reja në Onkologji gjatë 2025

Reduktime me furnizim me ujë të pijshëm edhe në Drenas, në dispozicion vihen Autobotet

Reduktime me furnizim me ujë të pijshëm edhe në Drenas, në dispozicion vihen Autobotet

17-vjeçari nuk i ndalet policisë, shkakton aksident në Ferizaj dhe gjobitet

17-vjeçari nuk i ndalet policisë, shkakton aksident në Ferizaj dhe gjobitet

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në Lipjan

​Për herë të parë shtatë meshkuj me kancer të gjirit, mbi 2 mijë raste të reja në Onkologji gjatë 2025

​Për herë të parë shtatë meshkuj me kancer të gjirit, mbi 2 mijë raste të reja në Onkologji gjatë 2025

Përfundon restaurimi i kullës së Bashor Pren Gegajt në Gurakoc

Përfundon restaurimi i kullës së Bashor Pren Gegajt në Gurakoc

Danimarka dhe Grenlanda kërkojnë takim me Rubion pasi SHBA shpreh interes për ishullin

Danimarka dhe Grenlanda kërkojnë takim me Rubion pasi SHBA shpreh interes për ishullin

Real Madridi zyrtarizon supertalentin argjentina

Neymar vazhdon kontratën me Santosin

Bashkimit i lëndohet amerikani Anderson

Bashkimit i lëndohet amerikani Anderson

Shtëpia e Bardhë nuk e përjashton ndërhyrjen ushtarake si opsion në Grenlandë

Shtëpia e Bardhë nuk e përjashton ndërhyrjen ushtarake si opsion në Grenlandë

Reduktime me furnizim me ujë të pijshëm edhe në Drenas, në dispozicion vihen Autobotet

Reduktime me furnizim me ujë të pijshëm edhe në Drenas, në dispozicion vihen Autobotet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën