TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes, Hoti: Shteti fillon me familjen

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
​Shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes, Hoti: Shteti fillon me familjen

Me rastin e 15 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare organizoi një aktivitet përrmbyllës me pjesëmarrjen e familjeve, fëmijëve, institucioneve partnere dhe organizatave joqeveritare, ku u theksua rëndësia e familjes dhe mbështetja institucionale për mirëqenien sociale në Kosovë.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në fjalën e tij tha se familja mbetet themeli i shoqërisë dhe vendi ku ndërtohen vlerat më të rëndësishme njerëzore.

“Sot është një ditë gëzimi, bashkimi dhe mirënjohjeje për njerëzit më të rëndësishëm të jetës tonë — familjen. Familja është vendi ku marrim dashurinë e parë, mbështetjen e parë dhe vlerat që na përcjellin gjatë gjithë jetës sonë. Pikërisht për këtë, sot kemi zgjedhur të jemi së bashku në një atmosferë festive me fëmijë, prindër, gjyshër, të rinj, për të vlerësuar rëndësinë e familjes në shoqërinë tonë. Sllogani i këtij viti është “Shteti fillon me familjen”, sepse te familja fillon edukimi, solidariteti, respekti dhe kujdesi për njëri-tjetrin. Si ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, mbetem i përkushtuar që familja të jetë gjithmonë në qendër të politikave tona dhe çdo familje në Republikën e Kosovës të ndihet e mbështetur dhe e vlerësuar.”, u shpreh Hoti.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe organizatat partnere, përfshirë UNICEF-in, OFAP-in (Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror), organizata SOS fshati dhe Terre des Hommes, të cilat vunë në dukje rëndësinë e familjes dhe mbështetjes për fëmijët.

Drejtoresha ekzekutive e OFAP-it, Ibadete Krasniqi, tha se organizata që ajo përfaqëson prej më shumë se 20 vjetësh bashkëpunon me nivelin qendror dhe komunal për zhvillimin e strehimit familjar në Kosovë.

“Familja është vendi ku fillon gjithçka: dashuria e parë, ndjenja e sigurisë, mbështetja në momentet më të vështira dhe forca për të vazhduar përpara. Është strehë emocionale, ku çdo njeri duhet të ndihet i pranuar, i mbrojtur dhe i dashur. Por, sot kjo ditë na kujton edhe përgjegjësinë që kemi si shoqëri ndaj fëmijëve që nuk kanë pasur mundësi të rriten pranë familjeve të tyre biologjike. Për këta fëmijë strehimi familjar nuk është vetëm një shërbim social, është një shans i dytë për jetë, për përkatësi dhe për shpresë. Çdo fëmijë meriton të zgjohet në një ambient ku dëgjon fjalë të mira, ku ndien përqafimin dhe kujdesin e prindërve dhe ku mëson se sa është e rëndësishme që të rritet në një ambient të ngrohtë familjar“, tha Krasniqi.

Në kuadër të aktivitetit, ministria nderoi me mirënjohje gazetarë dhe përfaqësues të mediave për kontributin e tyre në raportimin e çështjeve sociale dhe rolin si urë lidhëse ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Aktiviteti përfundoi me valle, muzikë dhe aktivitete festive për fëmijë dhe familje, në atmosferë bashkimi dhe solidariteti për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes.

Tags: Andin HotiDita Ndërkombëtare e FamiljesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Supremja ia ul dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes

Supremja ia ul dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes

Gërvalla me kallëzim penal ndaj Paunoviqit: Nuk do të tolerohet gjuha e urrejtjes

Gërvalla me kallëzim penal ndaj Paunoviqit: Nuk do të tolerohet gjuha e urrejtjes

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Federata e Volejbollit përfundon kursin për trajner “FIVB Coaches Course”

Barcelona i beson talentit 16-vjeçar, i cili u transferua në Kataluni së bashku me familjen e tij

Barcelona i beson talentit 16-vjeçar, i cili u transferua në Kataluni së bashku me familjen e tij

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit

Humb jetën një person pasi ra nga një objekt në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën