TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shënohet Dita Evropiane e Logopedisë, kërkohet shtimi i numrit të logopedëve në institucione

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Shënohet Dita Evropiane e Logopedisë, kërkohet shtimi i numrit të logopedëve në institucione

Për herë të parë në Kosovë, nga ana e institucioneve shtetërore, po shënohet Dita Evropiane e Logopedisë, nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me organizatën “zë”, ku u trajtuan sfidat që kanë logopedët në Kosovë.

Nga një hulumtim pesë vjeçar i organizatës “Zë”, në vitin 2020 nga 400 logopedë të diplomuar, vetëm 27 prej tyre janë të licencuar, e dy prej tyre të punësuar në QKUK, raporton KP.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini tha se falë këtij bashkëpunim, me institucionet përgjegjëse do të mundohen të bëjnë progres dhe të identifikojnë sfidat e logopedëve në Kosovë.

“Është një fushë e shkencave që merret me studime të diagnostifikimit dhe trajtimit të çrregullimit të komunikimit. Ne, jo vetëm që ngrisim vetëdijen te qytetarët dhe shoqëria, por bëjmë përgjegjës institucionet për të marrë premtime adekuate në këtë fushë. Falë këtij bashkëpunimi, ne së bashku me institucionet përgjegjëse mundohemi të bëjmë progres dhe të identifikojmë sfidat. Më 2024 është nda një buxhet nga ana e qeverisë që ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve sociale ku hynë edhe shërbimet për logopedi”, tha Hajredini.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i organizatës “Zë”, Lekë Gjurgjiali shpalosi hulumtimin e tij pesë vjeçar.

Sipas tij, në vitin 2021 Klinika e ORL-së ka ofruar vetëm 379 shërbime logopedike, ndërsa organizata tij dyfishin e këtyre shërbimeve.

“Në vitin 2020 kemi pa që kanë qenë rreth 400 logopedë të diplomuar, shqetësuese ka qenë që prej tyre vetëm 27 kanë qenë të licencuar. Në një hulumtim më të thellë, Prej 27, vetëm 7 prej tyre në edukim të vazhdueshëm me master. Në vitin 2020, Vetëm dy prej tyre kanë punuar në sektor publik, i vetmi vend në sektor publik është QKUK-ja ose Klinika e orl-së. 25 të tjerë kanë qenë në sektorë privat ose joqeveritar. Në kuadër të SHSKUK-se dhe Klinikës së ORL-së janë ofruar vetëm 379 shërbime logopedike. Ne të njëjtën kohë organizata “Zë” i ka ofruar dyfishin e këtyre shërbimeve”, u shpreh ai.

E Donjeta Kelmendi nga organizata KOMF u bëri thirrje institucioneve qendrore dhe atyre lokale që të rrisin numrin e logopedëve në institucione.

“Kjo si ditë shërben edhe për të avokuar dhe ngritur zërin për të gjitha këto sfida dhe shqetësime për logopedët që hasin në Kosovë por jo vetëm për ta, por edhe fëmijët. Numri i logopedëve në institucione publike është shume i vogël. Ne kemi një mungesë shumë të madhe. E dimë që shërbimet e logopedit janë jetike të cilat ndihmojnë shumë aftësitë e të folurit. Të jetë një thirrje drejtuar institucioneve qeveritare dhe komunave që duhet të investojnë në shërbimin e tyre”, shtoi ajo.

Shërbimet logopedike, ndihmojnë fëmijët që kanë probleme në të folur dhe në komunikim.

Tags: Dita Evropiane e LogopedisëQKUKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së Xhemë Rexhepi, Lushtaku: Humbje e madhe për vendin

Vdes ish-ushtari i UÇK-së Xhemë Rexhepi, Lushtaku: Humbje e madhe për vendin

Kurti në 27-vjetorin e Masakrës së Studimes: Krimet nuk harrohen e as nuk falen

Kurti në 27-vjetorin e Masakrës së Studimes: Krimet nuk harrohen e as nuk falen

DASh: Kosova me hapa jokonsistentë në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

Zgjedhjet e parakohshme, DASh: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

​Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike

ShBA-ja do të tërheqë afër 5 mijë trupa nga Gjermania

Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje

Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën