TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shënohet 35 vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Shënohet 35 vjetori i grevës së minatorëve të Trepçës

Në 35 vjetorin e Grevës së Minatorëve të Trepçës, u kujtua mundi dhe sakrifica e tyre, ndërsa për minatorët e tanishëm u kërkuan kushte më të mira për punë.

Në hyrje të minierës, minatorët e rinj po i presin ata të vjetrit.

Për të shënuar 35 vjetorin e Grevës së Minatorëve të Trepçës këtu po vijnë edhe përfaqësues qeveritarë e të opozitës.

Ndërsa në mensën e minatorëve, ish grevistë të vitit 1989 u rikthyen sërish.

Rezistencën e filluar nga nëntoka e Stantërgut, e kujtoi Kryeshefi i Ndërmarrjes ‘’Trepça’’, Bashkim Kurti.

“Sot në 35-vjetorin e Grevës së Minatorëve le të kujtojmë për të mos harruar kurrë trashëgiminë, djersën, mundin dhe triumfin që ndërtuan themelet e së ardhmes së kombit tonë. Pranojmë sfidat përpjekjet më të cilat përballen minatorët si lufta për siguri, trajtim të drejtë dhe menaxhim të përgjegjshëm”, ka thënë kryeshefi i Ndërmarrjes Trepça, Bashkim Kurti.

Ndërsa kryeministri, Albin Kurti tha se Qeveria po e mbështetë Trepçën vazhdimisht me investime.

“Kemi mbështetur Trepçën me mjete për investime kapitale dhe kapital pune. Janë dhënë 25 milionë euro subvencione gjatë këtyre 3 viteve të fundit dhe po e përkrahim sërish Trepçën me kredi 20 milionëshe për të investuar në teknologjinë e re, e cila e rrit efiçiencën e prodhimin, e ngrit performancën operative-financiare, përmirëson kushtet e punës, por edhe hap vende të reja të punës”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

E në këtë përvjetor pati edhe mysafirë, të cilët dhanë kritika për qeverinë.

Ndërsa Komuna e Mitrovicës kërkoi nga qeveria, standarde më të mira për minatorët.

E për atë që kaluan ish-grevistët dikur, para të pranishmëve foli kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Viti 1989 u kujtua edhe me poezi.

E pas kësaj u vizitua edhe ekspozita në hyrje të minierës së Trepçës.

Përmes grevës e cila zgjati tetë ditë, minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Kurti viziton AKI-në me rastin e 17-vjetorit të themelimit të saj

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Shkoi për të punuar në hidrocentral, inxhinieri nga Kosova ndërron jetë në Maliq

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Haradinaj merr pjesë në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj: Lavdia e tij është e përjetshme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy persona të lënduar nga një aksident trafiku në Istog

Si t’i mbrojmë fëmijët nga rrjetet sociale? Këshilla për prindërit

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani bisedon me presidentin e Finlandës për zhvillimet politike dhe sigurinë në Kosovë

Osmani bisedon me presidentin e Finlandës për zhvillimet politike dhe sigurinë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën