tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Limon dhe sheqer për pastrimin e lëkurës

tëvë1 nga tëvë1
19/01/2023
A A
Limon dhe sheqer për pastrimin e lëkurës
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo ka nevojë për përkujdesje të veçantë dhe të vazhdueshme.

Lëkura është gjithashtu zona më e ekspozuar e trupit dhe për pasojë ka tendencën të njolloset nga puçra, aknet dhe pikat e zeza.

Aknet lënë shenja të forta që prishin shkëlqimin e lëkurës dhe shkatërrojnë bukurinë e saj.

Një nga kurat më të mira bimore dhe natyrale për shëndetin e lëkurës dhe heqjen e njollave , bashkon lëngun e limonit me sheqerin organik kaf.

Kjo kurë natyrale është shumë mirëbërës edhe për heqjen e pikave të zeza dhe ato dhjamore në lëkurë.

Pasta me kokrriza e formuar prej sheqerit dhe lëngut të limonit përthan puçrat dhe nxjerr me lehtësi pikat e zeza.

Limon dhe sheqer për pastrimin e lëkurës

Përgatitja e kësaj maske pastruese është shumë e lehtë.

Për të ju nevojiten:

Gjysëm limoni i verdhë

Çerek filxhan çaji sheqer kaf

Shtrydhni gjysmën e një limoni në një enë dhe shtoni çerek filxhani sheqer organik.

Përziejeni mirë që të formoni një maskë pastruese me kokrriza që heqin qelizat e vdekura.

Maskën mund ta përdorni në lëkurë duke e fërkuar atë me lëvizje rrethore.

Mbajeni për disa minuta deri sa të ngurtësohet pak.

Më pas merrni një peshqir për fytyrën, lageni me ujë të nxehtë dhe mbajeni në fytyrë për më pak se një minutë.

Avulli që do të lëshojë peshqiri do të hapë poret dhe do të zbusë maskën.

Fshijeni maskën nga lëkura dhe më pas vazhdoni me rutinën tuaj të përkujdesjes për lëkurën: qumështin, tonikun, kremin ushqyes.

Limoni ka aftësi shtrënguese për lëkurën dhe është shumë i mirë për heqjen e pikave të zeza dhe tkurrjen e poreve.

Kjo maskë mund të përdoret një herë në javë.

Ajo nuk mund të bëhet me sheqer të bardhë e të përpunuar sepse ai nuk i bën mirë as lëkurës dhe as organizmit./AgroWeb

Tags: LimoniSheqeri

Të ngjashëm

Shprehitë e mëngjesit për të pasur funksion të mirë tretës
SHËNDETI

Shprehitë e mëngjesit për të pasur funksion të mirë tretës

09/02/2023
Ushqimet me karbohidrate që duhet të blini për të ulur kolesterolin
SHËNDETI

Ushqimet me karbohidrate që duhet të blini për të ulur kolesterolin

09/02/2023
Si ndikon ndryshimi i stinëve në shëndetin tonë
SHËNDETI

Si ndikon ndryshimi i stinëve në shëndetin tonë

09/02/2023
Panxhari i kuq – Për shëndetin e mirë të zemrës dhe organizmit
SHËNDETI

Panxhari i kuq – Për shëndetin e mirë të zemrës dhe organizmit

08/02/2023
Përfitime shëndetësore të limonit
SHËNDETI

Përfitime shëndetësore të limonit

07/02/2023
Vlerat ushqyese që i marrim nga portokallet e mandarinat
SHËNDETI

Arsyet për të konsumuar më shumë mandarina

07/02/2023
Miratohet Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, PDK kundër

Miratohet Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, PDK kundër

09/02/2023
0

Kuvendi i Kosovës e miratoi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton teve1.info Ministrja...

Kosova merr 38 milionë euro grant për rehabilitimin e hekurudhave në Kosovë

Kosova merr 38 milionë euro grant për rehabilitimin e hekurudhave në Kosovë

09/02/2023
0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe udhëheqësi i Operacioneve të Bankës Evropiane për Investime për Ballkanin Perëndimor...

Kurti përgëzon ushtarët e FSK-së për guximin dhe suksesin e tyre në Turqi

Kurti përgëzon ushtarët e FSK-së për guximin dhe suksesin e tyre në Turqi

09/02/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përgëzuar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për guximin, shkathtësinë dhe për suksesin...

Arrestohet një mjek në Prizren, i mori 10 mijë euro për ta punësuar një femër në Spitalin e Prizrenit

Arrestohet një mjek në Prizren, i mori 10 mijë euro për ta punësuar një femër në Spitalin e Prizrenit

09/02/2023
0

Teve1.info raportoi se policia e ka arrestuar një person në Korishë të Prizrenit nën dyshimin se ka kryer veprën penale...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.