TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Shëndetësia me U.D., komisioni i Kurtit vlerësohet joproduktiv

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
​Shëndetësia me U.D., komisioni i Kurtit vlerësohet joproduktiv

Opozita edhe njohës të këtij sektori po kërkojnë që në këtë situatë kur institucionet më vitale të shëndetësisë udhëhiqen me ushtrues detyre (U.D.), komisioni duhet të mblidhet më shpesh për të trajtuar telashet me të cilat po ballafaqohen profesionistët shëndetësorë dhe pacientët.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj u shpreh se në një situatë të tillë ku sektori i shëndetësi nuk ka qenë kurrë më keq, një komision i tillë është i kot. Sipas tij, edhe nga ato pak takimet që janë mbajtur nuk është marr ndonjë vendim që mund ta përmirësojë situatën e shërbimeve shëndetësore në vend.

“Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë pa ministër dhe realisht shëndetësia kurrë më keq nuk ka qenë. Duhet të them se ky komision ka qenë dashur të mbajë mbledhje. Në një situatë të tillë kur ka kriza në secilin segment të jetës është iluzore që të pritet që kryeministri të jetë në gjendje që ta menaxhojë edhe shëndetësinë e cila është një problem shumë i madh… por ky komision është komisioni koti, të jemi real, për shkak se përpara është thënë se kur nuk do të marrësh përgjegjësi krijo komision dhe realisht mendoj që kjo qeveri e krizave që është duke funksionuar në këtë formë nuk pritet të ketë ndonjë reflektim nga ana e këtij komisioni… nuk kemi parë asnjë vendim meritor për menaxhimin e krizës nga ana e këtij komisioni”, u shpreh Dreshaj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu beson që ky komision ka arritur qëllimin për të cilin ishte krijuar, e që sipas tij, ishte dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Sipas Haxhiut, sot kur shëndetësia kosovare ballafaqohet me ikje të mjekëve e lista të gjata të pritjeve për operime, kryeministrit Kurti nuk i bëhet vonë të thërrasë mbledhje të këtij komisioni.

Anëtari i Komisionit parlamentar për Shëndetësi konsideron se i gjithë sektori i shëndetësisë po menaxhohet me ushtrues detyre.

“Ky komision është bërë për të justifikuar dështimin në sektorin e shëndetësisë dhe për të rritur presionin mbi ministrin Latifi të jap dorëheqje për çka ka rezultuar e suksesshme presioni që i është bërë atij… Ky komision është bërë vetë sa për të arsyetuar dështimin në sektorin e shëndetësisë. Sot në një situatë ku vendi ynë është buzë kolapsit në sistemin shëndetësor me ikje të madhe të mjekëve dhe lista të gjata të pritjes këtij komisioni nuk i bëhet vonë as të analizojë përgjegjësinë e udhëheqësve që vetë i ka vendosur në krye të ShSKUK-së… dhe nuk ka as vullnet që të ketë një emërim të ministrit të Shëndetësisë. MSh sot është nga pozita e ministrit e deri tek tekniku më i vogël me ushtrues detyre, me njerëz që nuk kanë kompetenca dhe përgjegjësi për të menaxhuar me këtë sektor i cili çdo ditë po shkatërrohet”, theksoi deputeti Haxhiu.

Takime më të shpeshta të anëtarëve të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi por edhe vendim për emërim të ministrit të ri të Shëndetësisë, ka kërkuar Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë – PRAK.

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra thotë se deri më tani nga ky komision nuk është prodhuar ndonjë rezultat, por thjesht ka degradim në këtë sektor.

“Nga shkuarja e ministrit Latifi mbledhjet kanë qenë të rralla apo fare, përkundër faktit që unë mendoj se bash tani është dashur të takohen më shpesh e para për të gjetur një emër i cili do të ishte i gatshëm të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë. Aktualisht nuk po shohim ndonjë lëvizje shumë të madhe në shëndetësi edhe rezultatet në terren janë jashtëzakonisht të këqija sepse shëndetësia po na degradon.. Rezultatet për të cilat është nisur nuk po i shohim e sa ka me zgjat edhe a është duke punuar brenda tij… por deri më tani nuk kemi asnjë produkt nga ky komision”, theksoi ai.

Në anën tjerë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi i cili kryesohet nga kryeministri, Albin Kurti pritet së shpejt të mbledhë akterët.

Përmes një përgjigje me shkrim, Kryeziu thotë se takimet ndërmjet anëtarëve të tjerë të komisionit janë të rregullta dhe ato i raportohen në vazhdimësi kryeministrit.

“Deri më tani janë mbajtur pesë mbledhje të Komisionit Ekzekutiv nën kryesimin e kryeministrit. Takimi i radhës pritet të mbahet së shpejti. Megjithatë, takimet ndërmjet anëtarëve të tjerë të komisionit janë të rregullta dhe ato i raportohen në vazhdimësi kryeministrit”, tha Kryeziu për KosovaPress.

Me propozim të kryeministri të Kosovës, Albin Kurti më 14 shtator të këtij viti është themeluar Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi, cili kryesohet nga vetë Kurti. E Ministria e Shëndetësisë që nga 6 tetori i këtij viti ka mbetur me ushtrues detyre, pasi nga dorëheqja e Rifat Latifit, Qeveria e Kosovës nuk e ka emëruar askënd në këtë pozitë./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Shqipëria fiton minimalisht ndaj Letonisë

Shqipëria fiton minimalisht ndaj Letonisë

Sulmi i Izraelit në Doha, Trump: E informuam Katarin, por ishte tepër vonë për ta ndalur

Sulmi i Izraelit në Doha, Trump: E informuam Katarin, por ishte tepër vonë për ta ndalur

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kushtetuesja u nxitua me masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Kryeziu: Kuvendi është konstituuar, zgjedhja e nënkryetarit nuk e bllokon

Emisioni “Info Nata” 09.09.2025

Emisioni “Info Nata” 09.09.2025

Portugalia me fitoren e dytë, Ronaldo realizon golin e 943-të në karrierë

Portugalia me fitoren e dytë, Ronaldo realizon golin e 943-të në karrierë

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Krasniqi priti ambasadorin e Australisë, diskutohet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar

Eurobasket 2025: Greqia arrin gjysmëfinalen, atje e pret Turqia

Eurobasket 2025: Greqia arrin gjysmëfinalen, atje e pret Turqia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X