TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shemi i grupit “Ilirët” dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër

by Tëvë1
4 muaj ago
5
A A
Shemi i grupit “Ilirët” dyshohet se vdiq pas një sulmi në zemër

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi, solisti i grupit të njohur rock-folk “Ilirët”.

Burime nga Emergjenca kanë bërë të ditur se Shemi është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 15:00, ndërsa vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një sulmi në zemër.

“Sot rreth orës 15:00, një person është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një sulmi në zemër”, kanë thënë burime nga Emergjenca.

Shemsi Krasniqi ishte një nga figurat më të njohura të muzikës shqiptare dhe një prej zërave më ikonikë të skenës muzikore vendore. Ai ishte pjesë e grupit “Ilirët”, i cili u formua në vitin 1981, vit në të cilin grupi publikoi edhe këngën e parë me titull “Merita”.

Shemi mbetet i paharruar për kontributin e tij në këngën tashmë simbol kombëtar “Xhamadani vija vija”, këngë së cilës ai i dha shpirt dhe identitet artistik.

Grupi “Ilirët” u shqua ndër vite edhe me këngë të tjera të suksesshme. Në vitin 2012, ata publikuan albumin “Moj Kosovë”, ndërsa kënga “Qaj Mirvete” u bë një nga më të dëgjuarat nga publiku.

Po ashtu, Shemi njihet edhe për interpretimin e këngës “Rini Thuaja Këngës”, me të cilën grupi “Ilirët” mori pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 13, në vitin 2014.

Vdekja e Shemsi Krasniqit ka prekur thellë familjen, miqtë dhe adhuruesit e muzikës shqiptare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e aktorit Matthew Perry

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e aktorit Matthew Perry

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Këngëtari legjendar Ibrahim Tatlises shtrohet me urgjencë në spital

Këngëtari legjendar Ibrahim Tatlises shtrohet me urgjencë në spital

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë!

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë!

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Konjufca përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Spalletti mbetet trajner i Juventusit deri më 2028

Spalletti mbetet trajner i Juventusit deri më 2028

​Rritet numri i vizitorëve, ja nga cilat shtete vijnë më së shumti turistët

​Rritet numri i vizitorëve, ja nga cilat shtete vijnë më së shumti turistët

Haradinaj në 27-vjetorin e Koshares: Thyerja e kufirit, ëndërr brezash

Haradinaj në 27-vjetorin e Koshares: Thyerja e kufirit, ëndërr brezash

KB Prishtinës i largohet edhe Bailey

KB Prishtinës i largohet edhe Bailey

Vuçiq: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

Vuçiq: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën