TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shembet ura në Smallushë, bllokohet një pjesë e fshatit

Reshjet e dendura dhe rritja e nivelit të ujit kanë shkaktuar dëmtime serioze në infrastrukturën lokale. Në fshatin Smallushë të Lipjanit, një urë e ndërtuar nga vetë banorët është shembur, duke lënë të bllokuar një pjesë të fshatit dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

by TËVË 1
2 muaj ago
1 0
A A

Një rrëshqitje e papritur e tokës i la banorët të bllokuar.

Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, ura që lidh fshatin Smallushë të Lipjanit me zonat përreth u dëmtua rëndë dhe më pas u shemb plotësisht.

Banorët tregojnë se dëmtimi kishte nisur më herët, por rrjedha e madhe e lumit e përkeqësoi situatën të shtunën.

“Është ardhë një nivel i ujit që rrallëherë vjen në Smallushë, e ka dëmtu këtë urën këtu ku ja ka marr atë materialin, i cili s’ka qenë aq, pasi që me vetëfinancim e kemi ndërtu na, edhe fatkeqësisht ka ra, na jemi mbetur të bllokum”, deklaroi banori Mehdi Krasniqi.

“Unë dje e kom vrejt, në atë pjesën atje pak që është qarë por ja kom lënë pjesës së rrugës, edhe sot në mëngjes më kanë thirrë, më kanë thanë që ura ka rrëshqit, kur dola nuk ke qeshtu, u kon ma pak edhe ton kohën tu nejt qetu masanej u ra poshtë”, deklaroi banori tjetër Murat Krasniqi.

Në vendngjarje, gjatë ditës dolën edhe zyrtarët komunalë për të parë nga afër gjendjen.

Nënkryetari i komunës, Diamant Bytyçi thotë që pasi të qetësohet situata, do të fillojnë me rindërtimin e urës së re.

“Jemi këtu së bashku me banorët me pa situatën qysh është. Ne si Komunë e kemi bo shtabin emergjent, jemi në teren prej mëngjesit, në të gjitha fshatrat ku gjendja është e vështirësuar prej vërshimeve. Edhe fshati Smallushë bashkë me disa fshatra tjerë janë në gjendje të rënduar. Ura aktualisht është e dëmtume edhe për shkak të rrjedhjes së madhe të lumit. Menjëherë nuk mund të intervenojmë, presim pak deri sa të qetësohet lumi dhe vërshimet dhe pastaj do të marrim masa dhe do ta ndërtojmë urën e re”, deklaroi ai.

Dëmtime të tilla nga reshjet ka pasur edhe në vende të tjera të Kosovës.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rama: Me Qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve

Rikthimi i mbledhjeve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, vlerëson si lajm i mirë

PDK mban konferencë për media

A ka një emër opozita për president?- Tahiri thotë se PDK është e gatshme të nxjerrë një emër

Promovohet libri për Adem Demaçin –  Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Promovohet libri për Adem Demaçin – Kritikohet shteti se nuk po bën asgjë për figurën e tij

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Shkëndija bie nga Liga e Konferencës

Drita eliminohet nga Celje

Drita eliminohet nga Celje

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rasti “PIKA”, publikohen pamjet ku shihen policët duke marrë ryshfet

Rama: Me Qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve

Rikthimi i mbledhjeve të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, vlerëson si lajm i mirë

Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Evropës

Rama propozon ndryshime në Qeveri, largohen Balluku e Spiropali

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Boksierja Sadiku fiton meçin tjetër në Bullgari

Herolind Shala prezantonet te Feronikeli ’74

Herolind Shala prezantonet te Feronikeli ’74

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën