Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit, i cili nga Prokuroria Speciale akuzohet për veprat penale të spiunazhit dhe shantazhit.
Gjatë seancës, Sheholli ka akuzuar hetuesinë e Policisë së Kosovës për, siç ka pretenduar ai, keqpërdorim gjatë hetimeve.
Ai ka thënë se disa fotografi nga galeria e telefonit të tij, të cilat sipas tij nuk kanë qenë të publikuara në Facebook, kanë përfunduar në media.
“Shumë fotografi nga galeria e telefonit tim, që nuk kanë qenë në Facebook, kanë dalë në media. Hetuesia e Policisë bëri keqpërdorim absolut”, ka deklaruar Sheholli në seancë./teve1.info/







