TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Anke Weber ka deklaruar se Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Duke folur në konferencën për mbarimin e Misionit të FMN-së në Shqipëri, Weber tha se parashikohet një “rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.5 për qind në 2025, 3.6 për qind në 2026-n, nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe sektori i turizmit.”

“Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Evropë. Ne parashikojmë një rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.5 për qind në 2025, 3.6 për qind në 2026-n, nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe sektori i turizmit. Politikat e kujdesshme fiskale kanë çuar në një ulje të jashtëzakonshme të borxhit publik të viteve të fundit ndërkohë që politika proaktive monetare ka ndihmuar që inflacioni të ulet nën objektiv”, u shpreh shefja e Misionit të FMN-së në Shqipëri.

Sipas saj, sektori bankar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar. Ndërsa theksoi se norma e papunësisë ka arritur nivele të ulëta historike.

“Sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid dhe disbalancat e jashtme janë tkurrur në mënyrë të konsiderueshme. Norma e papunësisë ka arritur nivele të ulëta historike”, tha Weber.

Megjithatë, ajo adresoi edhe rekomandimet përkatëse.

“Por pavarësisht kësaj tabloje të favorshme mbeten disa sfida; trysnia fiskale, përfshi nga shpenzimet sociale dhe për mbrojtjen, mund të gërryejë hapësirat fiskale nëse nuk trajtohet. FMN-ja rekomandon rritjen e të ardhurave të ulëta duke çuar përpara reformën për taksën e pronës, duke forcuar administrimin e të ardhurave tatimore përmes teknologjisë së informacionit dhe përmirësimeve të bazuara në të dhëna”, tha më tej Weber./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Sulmet amerikano-izraelite godasin selinë për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Shumica e amerikanëve nuk mbështesin sulmet ndaj Iranit, sipas sondazhit të CNN

Raketa libaneze plagos katër izraelitë në Galile

Raketa libaneze plagos katër izraelitë në Galile

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Mbrojtja e Thaçit kërkon detyrimin e dëshmitarit të përgjigjet, Gjykata e quan situatë të pazakontë

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Haliti: VV s’mund të ketë të gjitha pushtetet, presidenti duhet zgjedhur me konsensus politik

Prattipati takon ministrin Krasniqin, ambasada tregon çka u bisedua

Prattipati takon ministrin Krasniqin, ambasada tregon çka u bisedua

Ilir Kulla merr titullin “Kalorës” në Senatin e Italisë

Ilir Kulla merr titullin “Kalorës” në Senatin e Italisë

Ditari: 03.03.2026

Ditari: 03.03.2026

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Irani mohon sulmin ndaj Omanit, e quan “vend mik”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën