TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shefi i NATO-s ju kërkon anëtarëve të rrisin mbrojtjen për 400% për t’iu kundërvënë rrezikut rus

nga teve1
3 muaj më parë
1
A A
Shefi i NATO-s ju kërkon anëtarëve të rrisin mbrojtjen për 400% për t’iu kundërvënë rrezikut rus

Kreu i aleancës ushtarake të NATOS-s ka thënë të hënën, se anëtarët e aleancës duhet të rrisin mbrojtjen e tyre ajrore dhe raketore me 400% për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Rusia, duke paralajmëruar se Moska mund të jetë gati t’i sulmojë brenda pesë vjetësh.

Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte tha gjatë një vizite në Londër se pret që 32 anëtarët e NATO-s të bien dakord për një rritje të madhe të shpenzimeve ushtarake në një samit në Holandë këtë muaj.

Reklamë

Duke folur në qendrën e mendimit shkencor Chatham House, Rutte tha se Rusia po e tejkalon NATO-n shumë më shumë në prodhimin e municioneve dhe se aleanca duhet të bëjë një “kërcim kuantik” në mbrojtjen kolektive, raporton AP.

“Të menduarit sipas dëshirave nuk do të na mbajë të sigurt”, tha Rutte. “Nuk mund ta largojmë rrezikun me ëndrra. Shpresa nuk është strategji. Pra, NATO duhet të bëhet një aleancë më e fortë, më e drejtë dhe më vdekjeprurëse”.

Ashtu si anëtarët e tjerë të NATO-s, Mbretëria e Bashkuar ka rivlerësuar shpenzimet e saj të mbrojtjes që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Kryeministri britanik, Keir Starmer është zotuar të rrisë shpenzimet britanike të mbrojtjes në 2.5% të produktit të brendshëm bruto deri në vitin 2027 dhe në 3% deri në vitin 2034.

Rutte ka propozuar një objektiv prej 3.5% të prodhimit ekonomik për shpenzimet ushtarake dhe 1.5% tjetër për “shpenzimet që lidhen me mbrojtjen”, siç janë rrugët, urat, aeroportet dhe portet detare.

Ai tha javën e kaluar se është i bindur se aleanca do të bjerë dakord për objektivin në samitin e saj në Hagë më 24-25 qershor.

Për momentin, 22 nga 32 vendet anëtare e përmbushin ose e tejkalojnë objektivin aktual prej 2% të NATO-s.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë ushtarë sirian të vrarë në sulmin izraelit pranë Damaskut

Gjashtë ushtarë sirian të vrarë në sulmin izraelit pranë Damaskut

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

178 palestinezë të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit

​Të paktën 20 të vrarë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës

Bastisje masive izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar,  dhjetëra të plagosur

Bastisje masive izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhjetëra të plagosur

Beshiktashi konfirmon lëndimin e Rashicës

Rashica në dyshim ndaj Lausannet

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

Gjashtë ushtarë sirian të vrarë në sulmin izraelit pranë Damaskut

Gjashtë ushtarë sirian të vrarë në sulmin izraelit pranë Damaskut

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

​KQZ decertifikoi disa kandidatë për zgjedhjet lokale

Xherdan Shaqiri në kërkim të ëndrrës së fundit: Rikthimi me FC Basel në Ligën e Kampionëve

Shaqiri synon kthimin në Champions

Ndryshon pista për Kristjan Asllanin, Torino do ta huazoj lojtarin e Kombëtares

Asllani me mesazh emocional për tifozët e Interit

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X