TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SHBA thotë se “ka ardhur koha” që Suedia të anëtarësohet në NATO

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
SHBA thotë se “ka ardhur koha” që Suedia të anëtarësohet në NATO

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se “ka ardhur koha” që Turqia të heqë dorë nga kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, dhe tha se administrata e Bidenit gjithashtu beson se Turqisë duhet t’i sigurohen avionë luftarakë F-16 “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Blinken gjithashtu tha se administrata nuk i konsideron dy çështjet si të lidhura me njëra-tjetrën, por pranoi se disa ligjvënës amerikanë e shohin ashtu.

Të hënën, presidenti Joe Biden i lidhi tërthorazi këto dy çështje gjatë një bisede telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

“Kam folur me Erdoganin dhe ai ende dëshiron të punojë për diçka për F-16. I thashë se ne duam një marrëveshje me Suedinë. Pra, le ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Biden.

Pavarësisht kësaj, Blinken këmbënguli se dy çështjet ishin të ndryshme. Megjithatë, ai theksoi se përmbushja e të dyjave do të forconte në mënyrë dramatike sigurinë evropiane.

“Të dyja këto janë jetike, sipas gjykimit tonë, për sigurinë evropiane”, u tha Blinken gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi në qytetin verior suedez të Lulea me kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

“Ne besojmë se të dyja duhet të shkojnë përpara sa më shpejt që të jetë e mundur; do të thotë pranimi i Suedisë dhe ecja përpara në paketën F-16 më gjerësisht”. “Ne besojmë se koha është tani,” tha Blinken.

Ai nuk pranoi të parashikonte se kur Turqia dhe Hungaria, i vetmi anëtar tjetër i NATO-s që nuk e ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë, do të jepnin miratimin e tyre.

Por, tha ai, “ne nuk kemi asnjë dyshim se mund të, duhet të, dhe ne presim që të bëhet” deri në kohën kur liderët e aleancës takohen në Vilnius, Lituani në korrik në një samit vjetor./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia reagon për dronët e rrëzuar në Poloni

Rusia reagon për dronët e rrëzuar në Poloni

​Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s

​Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë më Izraelin

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë më Izraelin

Macron rikujton zotimet e Francës dhe Gjermanisë, nëse Kosova dhe Serbia nuk “sillen me përgjegjësi”

Macron: Rusia t’i japë fund këtij përshkallëzimit, s’do të bëjmë kompromis për sigurinë e aleatëve

​Gucati e Syla takohen me eurodeputetin në Strasburg, i paraqesin shqetësimet lidhur me Specialen

​Gucati e Syla takohen me eurodeputetin në Strasburg, i paraqesin shqetësimet lidhur me Specialen

FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

“Shteti ynë është unitar” – Haxhiu: Kushtetuta s’lejon veto të Listës Serbe

“Shteti ynë është unitar” – Haxhiu: Kushtetuta s’lejon veto të Listës Serbe

Duka: Fitore e vuajtur ndaj Letonisë, të mendojmë për ndeshjen tjetër

Duka: Fitore e vuajtur ndaj Letonisë, të mendojmë për ndeshjen tjetër

Serbët me thirrje “Kosova – Serbia” edhe në ndeshjen ndaj Anglisë

Media serbe publikon pamje të reja: Këta janë banditët e Radoiçiq që sulmuan tifozët në stadium, kërcënuan edhe fëmijët në tribuna

Peja fiton duelin e tensionuar në Suharekë

Dardan Berisha lider i Pejës për sezonin e ri

Hasani: Pa nënkryetarin serb, Kuvendi s’është i konstituuar

​A po synohet të bllokohet shteti për një nënkryetar të Kuvendit të Kosovës?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X