TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA thotë se e ndihmoi Izraelin t’i rrëzonte raketat e Iranit

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
SHBA thotë se e ndihmoi Izraelin t’i rrëzonte raketat e Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se SHBA-ja “kapi disa raketa” që Irani i hodhi në drejtim të Izraelit.

“Ne e dënojmë këtë akt të egër të agresionit nga Irani”, tha ai dhe “i bëjmë thirrje të ndalojë çdo sulm të mëtejshëm”.

Të martën, Irani hodhi disa raketa në drejtim të Izraelit, në shenjë hakmarrjeje për, siç tha, agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në Gazë.

Irani paralajmëroi, gjithashtu, se Izraeli do të përballet me “sulme shkatërruese” nëse përgjigjet.

Austin tha se SHBA-ja është duke monitoruar nga afër situatën dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët e saj.

“Jam thellësisht krenar për aftësinë dhe guximin e trupave amerikane, që ndihmuan për të shpëtuar jetë nga sulmi i Iranit dhe që vazhdojnë ta mbështesin mbrojtjen e Izraelit”, tha Austin.

Ai bëri të ditur se ka biseduar edhe me homologun izraelit, Yoav Gallant, përmes telefonit.

“Ministri dhe unë shprehëm mirënjohje të ndërsjellë për mbrojtjen e koordinuar të Izraelit kundër gati 200 raketave balistike të lëshuara nga Irani dhe u zotuam se do të mbetemi në kontakt të ngushtë”, tha Austin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “Irani bëri gabim” me sulmin dhe se “do të paguajë” për të.

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përsëritën thirrjet për armëpushim, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet sot për të diskutuar për këtë çështje./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, disa persona të plagosur

Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrje nga ajri në Milot, Dajt, Vlorë dhe Pukë

Zjarret në Shqipëri, 10 vatra aktive, ndërhyrje nga ajri në Milot, Dajt, Vlorë dhe Pukë

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Dugolli i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Pas vitit 1999 kishte dëbime të dhunshme, për çfarë çlirimi e ke fjalën?

Dugolli i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Pas vitit 1999 kishte dëbime të dhunshme, për çfarë çlirimi e ke fjalën?

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Mbahet protesta e 83-të qytetare në Tiranë

Zogaj: Ahmet Krasniqi kishte bërë marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë

Zogaj: Ahmet Krasniqi kishte bërë marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën