TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-të i dërgojnë Iranit propozim për marrëveshje bërthamore

by teve1
1 vit ago
1
A A
SHBA-të i dërgojnë Iranit propozim për marrëveshje bërthamore

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar të shtunën se SHBA-të i kanë dërguar Iranit një propozim për një marrëveshje bërthamore midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se homologu i tij omanian, Badr Albusaidi, i kishte prezantuar “elemente të një marrëveshjeje me SHBA-në” gjatë një vizite të shkurtër në kryeqytetin iranian, ka raportuar BBC.

Kjo vjen pasi një raport nga organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së tha se Irani kishte rritur më tej prodhimin e uraniumit të pasuruar, një komponent kyç në prodhimin e armëve bërthamore.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha të shtunën se ishte në “interesin më të mirë të Teheranit ta pranonte” marrëveshjen, duke shtuar: “Presidenti Trump e ka bërë të qartë se Irani nuk mund të pajiset kurrë me një bombë bërthamore”.

Leavitt ka thënë se një propozim “i detajuar dhe i pranueshëm” i ishte dërguar Iranit nga i dërguari special i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff.

Propozimit të SHBA-së “do t’i jepet një përgjigje e përshtatshme në përputhje me parimet, interesat kombëtare dhe të drejtat e popullit të Iranit”, ka shkruar Araghchi në X.

Detajet e sakta të marrëveshjes nuk janë ende të qarta.

SHBA-të kanë kërkuar prej kohësh të kufizojnë kapacitetin bërthamor të Iranit. Bisedimet midis dy fuqive, të ndërmjetësuara nga Omani, kanë filluar që nga prilli.

Të dyja palët kanë shprehur optimizëm gjatë bisedimeve, por mbeten të ndara rreth çështjeve kryesore – kryesorja ndër të cilat është nëse Irani mund të vazhdojë pasurimin sipas ndonjë marrëveshjeje të ardhshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi rritet në 314

Numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi rritet në 314

35 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5 mbeten aktive

35 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5 mbeten aktive

Të paktën 16 persona të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Të paktën 16 persona të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

Zvicra miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Zvicra miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike

Rama: Për herë të parë, Prishtina hap Qendrën Informative Turistike

Numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi rritet në 314

Numri i viktimave nga tërmeti në Kolumbi rritet në 314

Sot do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në Veri të Kosovës

Sot do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në Veri të Kosovës

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore në Shqipëri

Zgjatet afati për aplikim në Provimin e Maturës, rreth 1 mijë nxënës ende pa aplikuar

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Haxhiu merr pjesë në ceremoninë hapëse në Itali

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Haxhiu merr pjesë në ceremoninë hapëse në Itali

35 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5 mbeten aktive

35 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri, 5 mbeten aktive

Deliu-Kodra: Nuk do të takohemi më me Kurtin

Deliu-Kodra: Nuk do të takohemi më me Kurtin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën